Axhenda e Sali Berishës në SHBA duket qartë se është më shumë një tur daullesh sesa një vizitë diplomatike të një lideri të opozitës.
Sipas logjikës së thjeshtë, ky rast i rëndësishëm për Berishën, që është një thyerje akulli pas izolimit të sanksionit amerikan, është një ngjarje e rëndësishme.
Ngjarje, e cila sado është një arritje e lobimit ekstensiv të PD-së pranë qarqeve afër republikanëve amerikane, kërkon një sjellje të ftohtë, të menduar, e mjaft të mençur.
Edhe pse Non Grata nuk është hequr nga qeveria amerikane, kreu i PD-së, si një politikan rrace dhe më përvojë, ka mundësinë që ta kthejë këtë vizitë në një ngjarje diplomatike më shumë se politike. Duke arritur që të përcjellë tek interlektuorë që mund të gjejë nga administrata dhe kongresi, vizionin e tij për Shqipërinë.
Duke bërë të mundur kështu, që më shumë sesa zhurmë propagandistike të bëjë punë reale diplomatike.
Vizita e pompuar e Berishës në Shtetet e Bashkuara nuk duket se prodhon një efekt real me peshë për opozitën shqiptare karshi aktorëve potencialë të politikës amerikane në lidhje me Shqipërinë.
Pasi si kongresmenët e njohur apo zyrtarët e DASH, e kanë treguar prej kohësh mesazhin e tyre karshi opozitës. Ata kanë pritur Jorida Tabakun, Gaz Bardhin, Belind Këlliçin, Klevis Balliun e të tjerë, në shumë delegacione, variacione, trajnime edhe gëzime.
E kanë bërë këtë për të treguar një vullnet politik ndaj votuesve të PD-së se logjika e Berishës që SHBA e ka me partinë është tezë fake.
As Klevis Balliu as deputeti me shalqi nuk kanë pasur t’i thonë më shumë diplomatëve të Departamentit të Shtetit apo kongresmenëve e senatorëve që i kanë pritur mbi Shqipërinë.
Thjesht SHBA ka treguar se investimi i saj në Shqipëri nuk është sipërfaqësor por një gjë shumë serioze.
SHBA nuk ka bërë asnjëherë gugule për lukuninë e sharjeve në rrjetet sociale ndaj SHBA-së me rastin e Non Grata-s, ku shumica e tyre vinte nga New Jersey, Michighan-i, apo Texas-i ku ata do të shkrihen me doktorin e “ringjallur”.
Por, këtu fshihet realiteti delikat i kësaj historike, pasi Sali Berisha, duket ka dashur të kryejë një rit amerikan përpara një zhvillimi real politik që pritet të ndodhë. Ardhjen në Tiranë të ambasadorit amerikan Eric Wendt. Të gjitha takimet e New Jeresy-t apo Texasit nuk vlejnë para një çaji apo mëngjesi në Rogner me gjeneralin që ka sjell Trump në Tiranë.
Ndaj Sali Berisha ka rendur të impresionojë militantët e tij në një mungesë të këtyre mëngjeseve të punës, ku para tij mund të jenë të zakonshmit, shto edhe ndonjë tjetër që mund të konsiderohet si politikanë të së ardhmes. E Berisha? Duhett ë aplikojë për vizën e radhës po kësaj here me një general…











Komente
Komento