Ylli Pata: Negociatat sekrete të flakës së Parlamentit!

Ylli Pata: Negociatat sekrete të flakës së Parlamentit!

Gazment Bardhi dhe Bledi Çuçi

Një natë pas deklaratës së Flamur Nokës se foltorja do të djegë Parlamentin, erdhi lajmi për kontaktet sekrete të foltores me mazhorancën.

Arsyet, apo shkaqet që mund të negocojnë deputetët që i ka bërë sikter çdo strukturë e PD-së në bazë, shkojnë nga amnistia e njohja si grup parlamentar shumice, apo edhe përzgjedhja në ndonjë delegacion parlamentar.

Në fund të fundit, në Kuvend një marrëveshje do të bëhet me grupet që janë prezente në institucion. E këtu kemi një precedent. Të ashtuquajturën opozitë parlamentare të Murrizit e Kujtim Gjuzit, që zëvendësuan deputetët që dogjën mandatet.

Çfarë nuk thanë për atë opozitë mbështetësit mediatikë të opozitës në panelet e darkës, por ama sot, të gjithë ato personazhe që përveçse ishin komikë edhe talleshin çdo natë, janë mbështetës e partnerë të “Rrugës së Shpresës”.

Ajo opozitë parlamentare që mori mallkimin e madh të detashmentit Berisha-Meta, në fakt i shpëtoi fytyrën opozitës së djathtë në Parlament, pasi ju krijoi mundësinë që në bazë të logjikës ligjore ata të merrnin beneficet për zgjedhjet e 2021, edhe pse praktisën fushën që në 2019.

Megjithatë, ajo opozitë, me mbarimin e mandatit të Kuvendit të 2017-s, sikur nuk kishte ndodhur asgjë u kthyen sërish në derën e vjetër. Fiks si po bën grupimi i Bardhit sot, që thjesht për një marrëveshje për sistemimin e tyre, kërkon një marrëveshje në tavolinë me mazhorancën e Edi Ramës.

E këto negociata sekrete po sjellin rrezikun e një marrëveshje të fshehtë për rregullat e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Për të cilat opozita e Lulzim Bashës e ka ngritur stekën, ku kërkon që të ndryshojë totalisht modelin elektoral aktual. Një zonë zgjedhore propocional të pastër e lista të hapura. Një model që natyrisht ka problemet e veta, por që Basha e ka hedhur në tavolinë. Foltorja nuk ka dhënë asnjë version të një reforme, pasi kërkon së pari të jetë në tavolinë, të vendosë Oertd Bylykbashin. E më pas ky i fundit të luajë siç bëri me komisionin e reformës në drejtësi ku ishte onlinë në telefon me Sali Berishën.

Një metodë që Bylykbashi e ka pasur edhe në reformën e 2008-s, kur Berisha dhe Rama ndryshuan Kushtetutën, modelin politik dhe reformën elektorale.

Bien ë sy se grupi i deputetëve që vendosi të kooptohet në foltore, ende nuk kanë sjellë një version të tyre për modelin që duhet negocuar me mazhorancën por edhe opozitën tjetër për zgjedhjet e vitit 2025. Dhe sipas gjasave nuk do të ketë, pasi Berisha ka prioritete proceset e tij, e këtu do të nisë të negocojë, Saljanji ka dënimin e tij për Babalen, kurse Bardhi e Gjekmarkaj e të tjerët, duan që të arrijnë të zgjidhen në vitin 2025. Është njësoj si ai që është i zhytur në borxhe dhe derën e tij ja përmbysin kreditorët, por ngaqë nuk ka mundësi të dalë mbi ujë, negocon për të kaluar ditën. Tjesht që të jetë gjallë e mirë edhe 24 orë…/Tema

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja