Në përgjithësi, qoftë për të majtët, të djathtët, apo neutralët, Adriana Kalaja me “gallatat e saj” eksplozive duket si kabare, si parodi, një komedi e shtuar gjatë javës.
Por që në të vërtetë nuk ka si të jetë kështu. Kalaja, edhe pse njihet për qëndrimet e saj “jo ortodokse” nëse do t’i bënte “ashtu në përgjithësi” si përshembull Fred Cako, nuk do të shkaktonte problem.
Por ajo është një folëse kryesore në mitingjet e Partisë Demokratike. Ku sipas të gjitha gjasave ato zgjidhen nga një hierarki, edhe nëse nuk zgjidhën, nëse flet broçkulla herën tjetër i thuhet: pi një çaj kamomili!
Bombat e Kalasë, duket më shumë mina me sahat, sesa kapsolla fundviti. E pikërisht këtu është problemi, që është qartësisht politik.
Adriana, me profilin e saj të qartë antiamerikan është kthyer në politikanen më të dashur për divanin e doktorit, e kjo shikohet qartë.
Vendosja e saj në Tiranë si një nga njerëzit kryesorë të fushatës nuk ka nevojë për koment. Kalaja përveç rastit të teatrit, të gjithë betejën e saj e ka fokusuar te tritoli ndaj ambasadës së SHBA. Një politikan normal do të thoshte; është vajzë e devotshme, por e kalon masën. Do ta merrte në telefon e t’i thoshte: Adri, qetsohu, nuk jemipër tritol, jemi për kritika. Por jo, askush s’i ka thënë dhe Kalaja ka vijuar në propgresion aritmetik shantazhin e saj me dinamit.
Që PD e Sali Berishës ka një afërsi me të gjithë miqtë kimikë të dinamitit, kjo u pa që në vitet e para pas rrëzimit të komunizmit. Por në atë kohë dinamiti ishte ndaj uzinave, fabrikave, depove, me një fjalë infrastrkturës së shtetit. Por Kalaja e ka me amerikanët dhe flet shumë për tritol, gjë që ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhija, thotë se ka hënë edhe urhër për të bërë shkrumb e hi ambasadën,
Haxhija sot nuk ka lidhje me PD, por Kalaja po. Është folësja e parë. E përzgjedhura e doktorit, për të treguar se në PD edhe nëse ka dy vetë, njëri do i vëjë bombën SHBA për inat të Salës. E kjo është Adriana Kalaja, që është vendosur shefe e qarkut Tiranë. Me një llaf, shefja e tritolit antiamerikan. Kaq.