Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i njohu, por edhe bojkotoi institucionet apo edhe nisi stina e përlasjes civile. Këtë herë, çuditërisht, Sali Berisha po sillet mirë, po flet me me qetësi duke folur për pritje të vertifikimit, mbylljes së procesit etj etj. Po pse Berisha po silet kaq qetë, dhe nuk po rikthen retorikën e egër e të dhunshme?
Për disa arsye: e para sepse është frustruar nga parathënia e Edi Ramës në “novelën” e re të zgjedhjeve të 11 majit, e siç dihet, kur kur kundërshtari thotë një gjë, ai që është përballë kërkon në rrugë të ndryshme, e madje të kundërt.
Arsyeja e dytë është se Sali Berisha i ka provuar dhe konsumuar rrugët dhe qëndrimet radikale ndër vite sa është bërë bajat. Arsyeja e tretë, nuk i ka më kushtet për ta bërë këtë, ngaqë është i pandehur nga SPAK dhe më 19 maj vendoset për të hapur procesin e dosjes Partizani.
Dhe kjo ndodh në një kohë kur ai ka paguar me firmën e Flamur Nokës 6 milionë dollarë për ta zbutur apo qetësuar statusin e tij të sanksionuar nga qeveria amerikane.
Pasi, sot është fiks koha kur nga një disfatë e tillë, të fuishmit t’i japin të shtyrën e fortë për ta rrrëzuar në greminë. Doktori po mundohet me të gjitha mënyrat për ta shmangur greminën, duke qëndruar sa më larg rrugëve të rrezikshëm. Ndaj pozicionet ekstreme ja ka lënë të tjerëve…/TemA
Komente


Po Muli,super idioti i Pd-ës,kur do therritet nga Spaku?Në çfare derexheje eshte Pd-ja,ku njeriu kryesor eshte Mul Noka.E thone pse humbim ne zgjedhje.
PërgjigjuAi rrezimin nga kali ska per ta pranuar ne as nje mnyre.Po pse nuk eshte Berisha ai qe disa ore me pare u shpreh se bandat e PS po sulen per te shkatrruar numurimet qe i fituan me 100 euro per cdo vote? Prisni se ne perfundim te votimeve do e degjoni qe manipulimi kete radhe ka qene kaq spektakolare sa mme detyroi te heshte per ta thene qe as nje here sdo kete votime te lira dhe shume shume te thena te tjera qe madje si kene degjuar kurre me pare.As dhe nje here mos mendoni se ai do zbres nga kali.Prisni dhe do ja degjoni si zakonishte justifikimet monstruaze te tij,prisni dhe pak dhe mos u cudisni kur te flase si zakonisht brockullat e tije.
Përgjigju