Ylli Pata: Pse PD përleshet 33 vjet për reformën zgjedhore?

Ylli Pata: Pse PD përleshet 33 vjet për reformën zgjedhore?

Kaosi i Rithemelimit në Kuvend

Pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992, PD, por edhe partitë e tjera të djathta në vend kanë hapur një fabul politike që duket si një justufikim dorëzues.

Një legjendë që tirret vit pas viti nga brenda dhe nga jashtë e mjediseve të së djathtës, që në khë është dukur më shumë si një teori konspiracioni sesa si një realitet politik.

Por këtë e tha para pak ditësh te Fevziu një politikolog me përvojë, apo analist politik në panelin e Fevziut. Bëhet fjalë për Elmal Hasimen, ish-këshilltar i Sali Berishës në vitin 2005, por edhe njohës dhe vëzhgues i balancuar i politikës shqiptare këto vite. Hasimja tha atë që e kanë thënë rëndom me vite në qarqet e së djathtës: Ne jemi një popull i majtë.

Natyrisht që këtu nuk ka fare faj Hasimja, por qendrat politike që e kanë hapur këtë legjendë. E cila, duhet thënë që ka rrënjën e saj që kur Partia Demokratike arriti të marrë të gjithë Shqipërinë më 22 mars 1992: që nga Vlora në Shkodër.

I ndjeri Gramoz Pashko, si me shaka, tha atëherë pasi vetëm Skrapari votoi Partinë Socialiste, se do ta rrethonin me tela me gjemba. Por në fakt, i dha opozitës së re të vendit një metaforë të fuqishme për të përshkruar mentalitetin e mazhorancës së re. E cila largoi me të shara e linçime edhe profesor Pashkon.

Katër muaj pas zgjedhjeve të 22 marsit, PS u ringjall fort duke fituar një shumicë bashkish në vend që nga jugu në Veri, por jo qytetet e mëdha. Të cilin e bëri pas 1997, përkatësisht në zgjedhjet e vitit 2000. Kur Me Edi Ramën, u thue edhe miti i Tiranës. Ndërkaq në zgjedhjet e 2007, Partia Socialiste fitoi të gjitha qytetet e mëdha të vendit përveç Shkodrës, të cilën e fitoi më 14 maj të vitit të shkuar.

Megjithatë fabula se “populli është i majtë” u vulos në kokën e Sali Berishës që e përhapi me një shpëjtësi alla KGB në kokën e të “djathtëve” shqiptarë, u vulos në vitin 1997. Kur Partia Demokratike humbi praktikisht në të gjithë Shqipërinë. Duke nisur nga Shkodra, Tirana, e të gjitha qendrat e mëdha e me radhë.

Pas 1997, në zgjedhjet e vitit 2000 PD fitoi megjithatë disa bashki të mëdha si Korça, Elbasani apo Shkodra, po megjithatë nuk u kënaq. Pasi në vitin 2000 nuk arriti të rivijë në pushtet. E kështu nisi kalvari i bërjes çorap të eksperimentit të reformës zgjedhore.

Shqipëria kishte një sistem fantastik elektoral alla francez. Ku në zgjedhje parlamentare apo lokale, fitonte ai kandidat që merrte shumicën absolute të votave. Përkatësisht 50+1 votë. Nëse nuk i merr zhvillohej një raund i dytë. Ky sistem jepte mundësinë potenciale që shtresa gri të jetë vendimtare në proces, e kush donte të fitonte do të duhej të merrte konsensusin e saj.

Por në vitin 2001, PD arriti një pakt me PS-në e dërrmuar së brendshmi nga lufta mes klaneve dhe telenovela e KPD-së, që realisht prishi traditën e krijuar në disa zgjedhje. U vendos që si në zgjedhjet Parlamentare, ashtu, edhe në ato lokale, fiton ai kandidat që merr shumicën relative të votave, pra edhe një votë më shumë se kandidati i dytë në garë. Në zgjedhjet e vitit 2005 PD-së i dha një sukses, falë LSI-së, e cila mori mjaft vota të majta. Por në vitin 2008, Sali Berisha me Edi Ramën vendosën modelin aktual proporcional rajonal. i cili është një sistem i balancuar, pasi si PD, ashtu edhe PS, përfaqësohen me deputetë edhe në ato qarqe ku nuk janë mazhorancë. Çka në të shkuarën nuk ndodhte. E kështu loja për të fituar bëhet për një numër të vogël deputetësh. Në zgjedhjet e vitit 2009, Berisha pati sukses falë influencës së pushtetit, por edhe sistemit të krijuar nga ish-komunat, që ishin kthyer në qendra pushteti. Por që në 2013-n, pësoi distatën më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë, ku prej asaj kohe opozita vetëm humb vota.

E kështu ka sjellë e sjell vazhdimisht idenë e eksperimentimit me modelin e sistemit zgjedhor, apo të ndarjes administrative. Sot PD ka hedhur në eter idenë e një zonë zgjedhore me proporcional të pastër, i cili përdoret vetëm nga pak shtete në botë, si Izraeli, e ku nuk ka prodhuar as stabilitet e as demokraci të qëndrueshme. 

Megjithatë, thelbi normal i një forcë politike që synon qeverisjen, është që të fitojë mazhorancën absolute, ku duhet të synojë elektoratin gri. Përndryshe nuk do të ketë mundësi asnjëherë të bëhet shumicë, përveçse kur një mazhorancë të bëhet pakicë. TemA

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër