Ylli Pata: Rasti i çuditshëm i drejtorit të Arkivave, edhe historian, edhe ‘martir’ brenda një jave

Ylli Pata: Rasti i çuditshëm i drejtorit të Arkivave, edhe historian, edhe ‘martir’ brenda një jave

Ka një fenomen tashmë 30 vjeçar në Shqipëri që prej rënies së komunizmit. Dalja e një fluksi të madh “historianësh” që u sulën në këtë lëmi, të politizuar dhe keqtrajtuar nga komunizmi, dhe nisën të sjellin “dokumente” e “dëshmi” për të ndryshuar totalisht historinë.

Madje dolën në skenë edhe “historianë” të fantaksur, që kanë shkruar edhe libra, ku paraqisnin ngjarje e fakte krejt të rreme e të pandodhura, mjafton të quheshin “historianë alternativë”.

Dolën shumë amatorë dhe të zellshëm që ju qepën arkivave dhe nisën botimin e tyre sipas midesë, duke analizuar fakte, personazhe e procese historikë, siç ua donte kokrra e qejfit.

E me daljen e “universiteteve kjoska” në vend, këta “studiues” morën dhe tituj shkencorë, ku librat paccavure që botuan, i kthyen në “tema doktoraturash”.

Ky inflacion “historianësh” erdhi edhe si pasojë e një mosbesimi prej një pjesë të klasës së vjetër të historianëve që vinin nga komunizmi. Megjithëse disa prej tyre, mjaft të përgatitur edhe me bagazh të rëndësishëm, vijojnë e paraqesin  arrogancë dhe fodullëk në publik, çka ekziston një grup, sidomos nga shtresa e dizidencës në diktaturë që ende nuk u beson këtyre historianëve.

Të marrim një shembull: mënyra se si e trajtonte profesor Paskal Milo, në debatin e të entjes në ABC, divergjencën me prof, Ana Lalaj, ra në sy pikërisht për këtë fenomen të “superioritetit” apo “arrogances verbale”.

Megjithatë, duhet thënë se një pjesë e brezit të vjetër të historianëve, janë realisht  një pasuri shumë e rëndësishme e bagazhit shkencor shqiptar.

Një pjesë e tyre, si profesor Pëllum Xhufi, apo i ndjeri Aleks Buda etj, janë shkolluar në universitetet dhe katedrat historike më të rëndësishme të Europës Perëndimore.Historia, është një shkencë serioze dhe mjaft delikate për të rënë në dorën e diletantëve apo të “studiuesve autodidaktë”, të cilët,  botimin e një fejtoni historik në media, e cilësojnë material shkencor.

E në këtë atmosferë erdhëm në atë ç’ka ndodhi këto ditë, kur Drejtori i Arkivave të Shtetit, Ardit Bido, këputi një kumbull tek Fevziu, kur i lejoi vetes të vendoste nëse Qemal Stafa mund të quhet martir apo jo.

E siç ndodh tek ne, kur dikujt s’i pëlqen diçka që thotë dikush, nis një fushatë e tërë me rritje tonesh, madje deri në kërcënime verbale, e debate, në vend të mbyllej, u hap edhe më keq.

Erion Braçe, numri dy i qeverisë, kaloi daha edhe më rëndë limitin, duke kërkuar shkarkimin e drejtorit të Arkivave, çka ishte në radhë të parë një sjellje; e pakta jo korrekte nga numri dy i qeverisë, e së dyti i dha statusin e martirit- Bidos, që në fakt nuk e meriton.

E bëri një lloj “qemalstafe” të atyre që kanë inat LANÇ-in e dëshmorët, të cilët i japin zemër Bidos që të vijojë me kumbulla të tilla, siç ajo që hodhi tek Fevziu.

Nëse Erion Braçe, do të dojë ta shkarkojë Drejtorin e Arkivave, ta bëjë në rrugë ligjore e pa zhurmë, jo me mandata në Facebook, pasi kjo është jo vetëm jo ligjore, por edhe e shëmtuar, dhe hap precedent negativ nga një zyrtar i lartë.

Por përveç Braçes, vijoi një arsenal sulmesh ndaj Bidos, prej emrave e personazheve të njohura në disa media të cilësuara si të majta.

Ata po bëjnë me Bidon, të nëjtën gjë si me Agron Tufën, ku i ndjeri profesor Sabit Brokaj, Spartak Braho etj, e hodhën edhe në gjyq atë, duke i kompletuar siç deshi vetë Tufa, dosjen e plotë për të marrë “azil politik”. Atij s’i mbeti veçse të largohej në Zvicër e të bënte thjesht aplikimin.

Ka një fenomen tek ne me atë që quhet “mendim ndryshe”, apo të kundërt.

Kur dikush flet diçka që nuk i pëlqen një pjese, apo “prek atë që e quajnë të paprekshme”, bëhet nami; nis dhuna verbale.

Të majtëve po u preke dëshmorët e luftën, nuk durojnë; zënë e shajnë e bërtasin mbarë e mbrapsht, të djathtëve po u shave Sali Berishën të ekzekutojnë me batare sharjesh pafund etj, etj.

Dhuna verbale, si një kulturë e rëndë dhe e shëmtuar që duhet thënë i përket modelit berishian të denigrimit të kundërshtarit, ka vite që sundon në debatin publik te ne, sa i ka lodhur të gjithë.

Nëse dikush ka një mendim apo qëndrim, nuk ka përse të sulmohet e shënjestrohet, mjafton kundërshtimi  me fakte e a argumente dhe vetëm kaq.

Megjithatë, një drejtor arkivash, edhe pse ka një mundësi të artë për të studiuar xhevahiret e kombit, e për të mësuar shumë, nuk mund të quhet historian sa hap e mbyll sytë, apo për të marrë autoritetin e Aleks Budës apo Kristo Frashrit, gjigandë që jua kishte dhënë euridicioni i tyre “fuqinë” për të përcaktuar kush është e kush nuk është filan figurë historike.

Shaban Sinani, që ishte para Bidos në krye të arkivave, i dha publikut disa vepra fantastike nga të stiduarit të të fshehtave të historisë, ku Dosja për Kadarenë  apo dhe libri për hebrejtë e shpëtuar në Shqipëri, janë nga më të njohurit.

Këtë duhet të bëjë Bido, të rrijë sa më shumë në arkiv e të dalë sa më pak në panele; meqë e ka mundësinë, pasi në fund të fundit të bëjë ç’të dojë, është zgjedhja e tij.

Megjithatë, kritikët e Bidos, më mirë të qetësohen dhe t’i kursejnë vendit një “martir” të rremë, se edhe kaq na u bënë shumë…

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nevila: 15/05/2021 16:16

    Se pari, nje drejtues i larte ka shkel etiken dhe VKM per deklaratat publike. Kaq mjaftonte qysh naten e thagmes se Bidos per t'u shkarkuar nga KM. Se dyti, me thone punonjesit e arkivit qe Bido eshte kthyer ne nje figure shume e urryer nga vartesit sepse i terrorizon dhe abuzon me postin. I ka hipur mendja mbi floke dhe sillet si diktator edhe ne keshillin e larte te arkivave. Se treti, Bido ka shkelur ligjin me riorganizimin qe u kabere arkivave dhe prokuroria duhet ta hetoje e gjykata ta denoje. Se katerti, Bido ka interesa personale ne shume te perfolurin skandal te arkivave private. SPAK duhet ta hetoje. Se katerti, sjellja e tij morale ne institucion eshte e patolerueshme. Se fundi, Bido vazhdon te tallet e sillet si femije i llastuer duke ekspozuar per keq Agacin dhe Ramen te cilet, pavaresisht sherbimeve e pazareve te Bidos, ceshtje ditesh, do ta shkarkojne, sapo te vendosin se me ke do ta zevendesojne. Emri qe po perflitet eshte prova e pazareve politike te radhes.

    Përgjigju
  • kurbeti: 15/05/2021 12:12

    Nje krim i madh i Edi Rames eshte promovimi i figurave te tilla humoristike ne pozicionet e larte te shtetit. Per nje karrige ai shperndan copa te byrekut te shoket e tij te pazareve si Shpetim Idrizi dhe kompani. Dhe djemte e vajzat qe e meritojne largohen nga Shqiperia kokulur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni

Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni