Ylli Pata: Sali Berisha e Ilir Meta edhe njëherë në krye? Po çfarë Shqipërie propozon sot ky çift politik?!

Ylli Pata: Sali Berisha e Ilir Meta edhe njëherë në krye? Po çfarë Shqipërie propozon sot ky çift politik?!

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha

Mbështetës të Sali Berishës i janë ngjitur një pyetësori që një kongresmen në SHBA, Lee Zeldin, i ka dërguar Sekretarit të Shtetit për Sali Berishën që e kanë vendosur në një nga hapësirat e sanksioneve më të rënda që ky institucion ka.

Dhe e marrin si një fitore, si një zhvillim i rëndësishëm, kur në fakt kemi të bëjë jo me një akt, por me një kërkesë, me një shqetësim, me një pakënaqësi që vjen nga poshtë.

E për këtë kërkesën që i është parashtruar kongresmenit Zeldin kanë luajtur shumë e shumë “shina” për ta vënë në lëvizje mekanizmin. Që nuk do të sjellë asgjë, e nuk ka sesi të sjellë asgjë beteja që po bëhet për Sali Berishën, që i është bashkëngjitur edhe Ilir Meta.

Ata të dy, si politikanë, individë, familjarë, njerëz në fund të fundit, mund të bëjnë jo një, por njëmijë beteja për emrin e tyre që u është prekur, por realisht beteja e tyre, nuk se ka lidhje me vendin apo edhe me PD-në  apo opozitën.

Pasi në të gjithë këtë zallamahinë e përplasjes në PD, vjen spotane pyetja: ja sikur, po sikur Sali Berisha do të rivijë në krye të PD-së, çfarë do të ofrojë ai dhe Ilir Meta, që gjithashtu e shpalli dëshirën për t’ju bashkëngjitur nismës?

Kanë drejtuar shtetin, qeverinë, partitë, e kanë kryer atë që quhet “cikli politik i jetës” e dimë çfarë kanë dhënë e si rrjedhim çfarë mund të japin.

Njerëzit që mbështesin Berishën në një pjesë dërmuese në këtë betejë, e kanë kontraversale, pasi e shikojnë si një derë për të hequr Lulzim Bashën, si pasojë e pakënaqësive që ata kanë ndaj tij që nuk i ka sjellë në pushtet.

E si model paraqiten Sali Berisha dhe Ilir Meta, si “mostra” që mund t’i sjellin në pushtet, pasi vetë si Berisha e Meta kanë provuar të gjitha postet e larta që ka në hierarki shteti shqiptar.

Në fakt, Berisha e Meta, nuk janë “mostra” laboratorike, por dëshmi e një epoke apo zhvillimi politik të vendit që nga shumica shikohet si periudhë apo model që duhet ta lëmë pas.

Sepse në fund të fundit, nëse Berisha e Meta, do të vijnë në krye të opozitës shqiptare, çfarë alternative, apo modeli do të sjellin, a propozojnë? Atë që ata përfaqësojnë natyrisht. Një model që të vetmen rezultante me përkrahësit e tyre të thjeshtë në “popullin e opozitës” kanë thjesht aspektin anti-Rama. Nga ana tjetër ata janë më keq se ky model. Madje politikisht dhe elektoralisht Edi Rama i ka mundur si veç e veç e sis ë bashku.

Atëherë përse duhet të zgjidhen sërish e sërish?

Pasi tek arsyeja nis edhe fillimi i diskutimit, e më pas se ç’po ndodh realisht, ngaqë kemi një konfuzion. Deri tani ka shumë paqartësi në të gjithë këtë aksion që duan të heqin Lulzim Bashën për ta zëvendësuar: 1. Me Berishën kryetar e Kryeministër, 2. Me një tjetër por që do ta vendosë Berisha e 2. Me Ilir Metën që u vetëofrua si lider i demokratëve. E ç’të re sjell një nga këto alternative?

Asnjë, askush nga mbështetësit e tyre nuk sjellin argument që ta përkrahin këtë duet aq të qarkulluar në politikë e në shtet, por vetëm bëhet argument statuti dhe “mbështetja tek demokratët”.

Por prej kohësh debati brenda PD-së nuk është as statuti e as e ardhmja e PD-së, por cilin zyrtar të SHBA-së do të ftojë Sali Berisha po u bë kryetar i PD-së.

Po mirë, si mund ta imagjinojë një demokrat një atmosferë me Berishën kryetar e SHBA që e konteston? Se ky nuk se është një vizion, është realitet. Pra gjëja e parë që Berisha ofron si drejtues i opozitës shqiptare është izolimi me miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve, të tjerat janë vijim! E pastaj thonë pse fiton Edi Rama…/TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rajmonda: 25/11/2021 17:55

    Partia komuniste e bene kete sondash tradhetatet e kombit?

    Përgjigju
    • Bureto: 25/11/2021 19:39

      Duke shkruar, e diskutuar rreth ketyre dy monstrave 24 ore ne 24, shtate dite ne jave ne shtate, atyre u behet nje sherbim i madh. Ata kete duan te jene faktore politik neser, te jene ne tavolina dhe te kene vota sa per te qene ne parlament. Dhe keshtu, sepse siç thote dhe autori i shkrimit, ata nuk kane me nevoje per pushtet: E para se i kane arritur te gjitha dhe, e dyta e dine qe s'fitojne kurre, por ama si deri me sot, "rremuje" bejne. Dhe kaq u mjafton sa per te marr hak ndaj "padrejtesive" qe u behen ketyre te dyve nga State Department, Edi Rama, Xhorxh Sorro dhe pengu i tyre Lul Basha. O tempora o mores mund te thuash tere diten e dites, por kjo nuk e zgjidh problemin. Ndajqe te mbyllet kjo histori dhe keta te dy te shkojne aty ku e kane vendin, duhet te flase vetem drejtesia. Zonja Kim e ka bere te qarte se cfare kerkohet nga SHBA: Te luftohet korrupsioni ne nivelet e larta. Dhe cilet jane ata? E pra dy monstrat e mesiperme. Pyetja qe behet eshte kur do te veproje drejtesia kur zullumet e tyre nuk ka shqiptar qe nuk i di, por as edhe dosje drejtesie qe nuk i ka brenda tyre.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini