Ylli Pata: Skenarët e mundshëm, çfarë do ndodhë të hënën me Sali Berishën?

Ylli Pata: Skenarët e mundshëm, çfarë do ndodhë të hënën me Sali Berishën?

Sali Berisha

Protokolli normal i mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Rregullores së ditës së hënë, është një skemë e njohur tashmë.

Drejtuesja e Këshillit që është kryeparlamentarja Lindita Nikolla, drejton, e moderon debatin. Në një anë, do të jenë grupi i prokurorëve të SPAK, që do të mbrojnë kërkesën e tyre për të marrë leje për të arrestuar Sali Berishën, e në anën tjetër, i pandehuri Sali Berisha me avokatët e tij për tu mbrojtur.

Më pas anëtarët e Këshillit flasin e japin qëndrimet e tyre e në fund votohet. Vota e këshillit, pra vendimi që nxjerr kjo strukturë për të miratuar apo jo kërkesën e SPAK, është bazike për të shkuar në seancë plenare. Pasi Kuvendi diskuton vetëm vendimin e Këshillit të Rregullores dhe mandateve, duke i lënë dhe deputetit të akuzuar, në këtë rast Sali Berishës, të mbajë një fjalë në seancë për tu mbrojtur, apo për t’ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Por e gjitha kjo është në letër. Pasi sipas të gjitha gjasave, si Sali Berisha, ashtu edhe deputetët e tij, do të bëjnë çmos për ta bllokuar, ndaluar, shkurt për të mos ta lënë për të marrë vendim Këshillin e Mandateve e Rregullores.

Mjafton që të shikohen vetëm emrat e deputetëve të Sali Berishës në Këshill, për të ardhur në mendimin, se sikur i kanë gjetur pikërisht për këtë ditë të zezë.

Ja përbërja e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores:

Anëtarë të përhershëm: Lindita Nikolla (Grupi parlamentar PS), Klotilda Bushka (Grupi parlamentar PS), Ermonela Felaj (Grupi parlamentar PS), Arben Pëllumbi (Grupi parlamentar PS), Taulant Balla (Grupi parlamentar PS), Gazmend Bardhi (Grupi parlamentar PD), Enkelejd Alibeaj (Grupi parlamentar PD), Ervin Salianji (Grupi parlamentar PD), Greta Bardeli (Grupi parlamentar PD), Saimir Korreshi (Grupi parlamentar PD)

Anëtarë zëvendësues: Xhemal Qefalia (Grupi parlamentar PS), Klevis Xhoxhi (Grupi parlamentar PS), Blerina Gjylameti (Grupi parlamentar PS), Dhurata Tyli (Çupi) (Grupi parlamentar PD), Dashnor Sula (Grupi parlamentar PD)

Nëse lejohen të marrin pjesë,(a vlen apo jo përjashtimi i marrë nga Komisioni i Etikës), Berisha ka thuajse bërthamën e “grupit të gatshëm” të flakadanëve, përveçse mungon Flamur Noka. Përkatëiisht Gazmend Bardhin, Ervin Saljanjin dhe Saimir Korreshin. Nëse këta nuk marrin pjesë janë zëvendësuesit Dhurata Çupi e Dashnor Sula. Ky i fundit, të enjten shkëlqeu në performancën e portës sipër kokave të gardistëve.

Gjasat janë që Bardhi e Saljanji të jenë, pasi dje u ka mbaruar dënimi 10 ditor.

Shkurt për të kujtuar publikun për parashikimin e mundshëm të asaj që do të ndodhë. Nëse prej 2 muajsh Parlamenti nuk zhvillon një seancë normale, në rastin e mbledhjes së të hënës, duhet të imagjinohen veprime e gjeste të shumëzuara për 10 apo 20. Këtu sipas të gjitha gjasave, njëra palë, pra ajo e mazhorancës po merr masat se si të zhbllokojë mbledhjen, pala e Berishës, kanë përparësi, ngaqë kanë gati skenarët e gueriljes. Këshilli i Mandateve nuk mund të zhvillohet për 8 minuta si një seancë plenare ku votohet me shpejtësi.

Sali Berisha dhe njerëzit e tij, tashmë e kanë të qartë planin e tyre. Ata duan të pengojnë me çdo mundësi një masë sigurie shtrënguese nga ana e SPAK, e për këtë kanë kërkuar edhe nga Gjykata Kushtetuese që ta ndalojë Prokurorinë Speciale.

E kjo është një betejë jetike për Berishën, ndaj po investon gjithçka tek bllokimi i procedurave të SPAK, pengimi i tyre, vonimi e shtyrja sa më e madhe.

Pasi kështu është i garantuar mos vijimi i procedurave normale të dosjeve të tjera që prokuroria speciale ka hapur ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij.

Në vitin 1998, kur pas kryengritjes së 14 shtatorit, Prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit të Sali Berishës, në komisionin e mandateve, ai nuk shkoi. Më pas, Spartak Braho, kryetar i komisionit nxori një urdhër për sjelljen e tij me forcë. Në fund Berisha shkoi, por komisioni mandateve firoi nga deputetët, ku një pjesë e madhe i frikësohej hijes së rëndë të doktorit.

Po çdo të ndodhë të hënën? Procedurialisht, Këshilli i Mandateve, vetëm dëgjon palët, pasi vendimin mund ta marrë brenda dy javëve. Kjo është hapësira më e mirë për mazhorancën që, edhe nëse vendoset zjarri në sallë, të marrë masa për një mënyrë tjetër mbledhjeje./Tema

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ELb: 17/12/2023 08:50

    do ti q.hen ropt,do kalbet ne biruc

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?