Ylli Pata: Ursula, si pasardhësja reale e Angela Merkelit

Edi Rama dhe Ursula von der Leyen

Nuk është fare rastësi vizita e kreut të Komisionit Europian në Tiranë e Beograd, pothuajse të njëjtën agjende si Angela Merkel, pikërisht në një zhvillim të rëndësishëm që ka ndodhur në Berlin.

Olaf Scholz po bëhet kancelar i Gjermanisë, i cili edhe pse i majtë, është një mik i afërt i Gehrard Schroder-it, ka qenë ministër i financave të tij, dhe sipas gjasave politika e jashtme e tij do të jetë ndryshe nga e Angela Merkelit.

Scholz, nuk është pro rus por nuk është fare pro amerikan, madje mund të thuhet hapur se është edhe rival i SHBA-së. Sidomos nëse i shtohet aleanca e të gjelbërve post Fisherit e që sipas gjasave do të jetë e afër me LINKE-n pro serbe.

Megjithatë, Ursula Von der Leyen është një garanci merleliane. Këtë garanci nuk e vendos vetëm mesemri FON që në Gjermani është një shenjë fisnikërie, i përket familjes së famshme Von der Leyen, një nga industrialistët më të fuqishme tekstile prej shekush në vend që është realisht një bazë fisnikërie.

Zonja Von der Leyen ka lindur në Bruksel, që dukshëm është fati i saj dhe është e biaj e një zyrtari të rëndësishëm e themelues të BE si Ernst Albrecht.

Që ta kemi sa më të qartë rolin e saj në BE, kur Britania vendosi të largohet nga Europa, Gjermania e Franca vendosën që në Itali të përkrahin Mario Dragin e ta vendosin për Kryeinistër, që në fakt ndodhi. Zonja Von der Leyen ka qenë çelësi kryesor. Në krahasim me Mogherinin, të cilën e mallkoi dhe njeriu që e emëroi pra Metteo Renzi, jemi në një botë tjetër.

Në Europë Von der Leyen konsiderohet njeriu kyç i gjithçkaje që rrjedh nga Brukseli, madje edhe nga Presidenti i Këshillit Eurpopian apo Parlamenti i Strasburgut. Këtë e vërtetoi pandemia e Covid 19-s, që tregoi sa fuqi reale ka gjermanja që Angela Merkel solli në krye të Europës.

Por çfarë do ajo sot në Shqipëri? Solli Para? Realisht vaksina ka sjellë, por në Bedograd pritet të firmosë një financim të madh autostrade Nish-Prishtinë, që lidhet me Rrugën e Kombit.

Von der Leyen tha troç në konferencën me Edi Ramën që Konferenca Ndërqeveritare me Shqipërinë do të hapet së shpejti. Realisht, Shqipëria ka pasur vizitën e fundit të kreut të Komisionit Europian, kur në këtë post ishte Jose Manuel Barroso në fund të mandatit, e Edi Rama në fillim për mandatit të parë.

Jemi në limite të tjera, që do të thotë edhe zhvillime të tjera, por gjithsesi pse Von der Leyen erdhi në Tiranë? Sigurisht për të dhënë një sinjal politik, që nga njeriu që ka buxhetin thuajse të njejtë si SHBA e Kina është gjë e madhe. Po sa do të vijnë këtu. E në fakt këtu është problemi, përtej teatrit që luhen në këto raste.

Shkoqur: Ursula Von Der Loyer tha në Tiranë se do të hapin konferëencën Ndërqeveritare, madhe shpejt, e do të përkrahin një projekt ku vendet e Ballkanit do të tregtojnë lirshëm. Pastaj do ti mbështesin. Ja fraza: “Mendoj se po të shikojmë ecurinë ekonomike si dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike mendoj se procesi i Berlinit është kuadri që ne po përdorim, që të 6 vendet e rajonit, nga të cilat do të përfitojnë.

Kjo është ajo që po shohim në rajon çfarëdo nismë që është brenda procesit të Berlinit mirëpritet prej nesh, ne duam një proces të hapur gjithë përfshirës që i shtyn të gjithë të jenë pjesëmarrës dhe thellon eshë marrëdhëniet ekonomike të vendeve të Rajonit”./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me rekomandimin e Komitetit të Imunizimit për dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vidhet gjatë natës pika e karburantit në Bulqizë