TIRANE - Ymer Minxhozi, një veteran i Luftës së Dytë Botërore, tregon gjithçka për luftën dhe kohën kur ai ka luftuar kundër pushtuesve fashistë në Shqipëri. Minxhozi rrëfen jetën e tij që nga internimi nga italianët dhe deri në 9 maj të 1945, ku kapitulloi Gjermania. Ai tashmë është një burrë i moshuar dhe me shumë vite mbi supe.
Jeta e tij në rini nuk ka qenë e lehtë, por dëshira dhe pasioni për të treguar gjithçka për jetën e tij nuk i ka munguar kurrë. Që në moshën 13-vjeçare ka marrë pjesë në Luftën Nacional Çlirimtare. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ai morri pjesë në shumë punë vullnetare për ndërtimin e shtetit të pasluftës.
Ndërsa gjatë gjithë jetës së tij është marrë me shkrime dhe gazetari. Ymer Minxhozi është një veteran i Luftës së Dytë Borërore. Ai në një bisedë me ne tregon gjithçka që ka kaluar dhe përjetuar në periudhën e Luftës së Dytë Borërore dhe se si u prit 9 maj i viti 1945, dita kur Gjermania kapitulloi.
Ymeri ka qenë partizan në çetën e Matit, prej dhe nga është. “Sot(dje) është dita e 9 majit, është dita e fitores mbi fashizmin. Kjo fitore nuk ishte vetëm për Shqipërinë por ishte një ditë Botërore , kështu është përkujtuar dhe vazhdon të përkujtohet por këtu tek ne e kanë harruar këtë. Kanë harruar bashkë me këtë edhe 29 nëntorin, kanë harruar edhe 7 prillin dhe historia jonë është përdhunuar.
Është bërë çmos nga forcat që morrën pushtetin që të mohojnë edhe 29 nëntorin edhe përgjithësisht luftën nacionalçlirimtare prandaj unë këtë e konsideroj shumë negative për arsye se pjesa e luftës së dytë Botërore është ajo periudhë shumë e rëndësishme dhe shumë e ndritshme në historinë e Shqipërisë”.
Kështu shprehet Ymer Minxhozi për sa i përket 9 majit, një dite që në vendin tonë u anashkalua, si çdo ditë tjetër, por për hir të së vërtetës është një ndër ditët më të rëndësishme për Shqipërinë por edhe mbarë Evropën. Është dita kur Gjermani kapitulloi. Dita kur njerëzit rifilluan të marrin frymë lirisht, dhe bëmat famqëkeqe të ushtrisë gjermane u lanë pas.
Është rilindja e Shqipërisë, por dhe shumë shteteve të tjerë të okupuar nga fashistët, të cilët e shkelën, e dogjën dhe e shtypën. Shumëkush nuk e njeh domethënien e kësaj date, dhe rëndësinë e saj. Por nuk është e njëjta gjë për Ymerin, i cili i ka përjetuar vetë tmerret dhe vuajtjet që ka shkaktuar ushtria gjermane.
PUSHTIMI NGA ITALIANTËT
Një ndër momentet e rëndësishme të kujtesës së Minxhozit është dhe zbarkimi i trupave italiane në portin e Durrësit në 7 prill të vitit 1939. “7 prilli nuk kishte ndonjë organizim të madh ushtarak për arsye se vetë mbreti iku dhe braktisi gjithçka dhe ata grupe njerëzish, sidomos të rinj studentë që iu dhimbsej atdheu dhe kishin atë ndjenjën e patriotizmit rezistuan në atë kohë që mund të rezistoheshe.
Gjithçka si të thuash erdhi duke u sfumuar në historinë e sotme. Praktikisht studentët shqiptarë të asaj kohe kanë bërë demostrata në qytetet kryesore të Shqipërisë. Kanë bërë në Tiranë, në Shkodër , në Korçë etj. Këto demonstrata u organizuan me 7 prill te ‘39, dhe u organizuan mirë .
Në Shkodër për shembull u bënë shumë serioze, aty u arrestuan shumë studentë, disa u çuan në Itali, disa u arrestuan, ndërsa disa të tjerë u përjashtuan nga shkollat. Pastaj, mbi bazën e këtyre studentëve edhe patriotë të ndryshëm organizuan çetat partizane dhe në vitin ‘42 është organizuar edhe çeta partizane e Matit” rrëfen Minxhozi.
JETA NË ÇETË
Ymeri rrëfen për krijimin e çetave dhe veprimtarinë e tyre. “Kam qenë në çetën e Matit. Më vonë kanë ardhur edhe Brigadat, por po ju tregoj fillimisht si u organizuan çetat. Në ‘42-shin çeta e Matit ishte e nënta në Shqipëri sipas kronologjisë së datave dhe gjatë ‘42-shit janë krijuar, në mos gabohem, 26 çeta partizane në të gjithë Shqipërinë.
Në çetën partizane të Matit njëri nga organizatorët ishte edhe vëllai im që kishte qenë student në Shkodër dhe e kishin përjashtuar për shkak të demostratës dhe pastaj ai vazhdoi jetë në çetë gjatë gjithë kohës. Në 8 shtator të 1942 në Mat, çeta partizane bëri si të thuash inaugurimin e veprimtarisë së saj me një aksion ushtarak kundër ushtrisë italiane në fshatin Shulli në malësitë tona afër qafë Mollit.
Aty u vranë 14 ushtarë italianë, dhe pastaj ata morën mitrolozat, armatimet dhe nisi lufta. Sot aty është një lapidar. Çeta po gjatë atij viti bëri si të thuash aksionin e dytë i cili qe edhe më i madh akoma. Ndërsa me 31 korrik të 1943 u organizua Kryengritja Popullore e popullit të Matit kundër garnizonit fashist në Burrel dhe kanë marrë pjesë 3000 burra.
Kjo kryengritje u bë në frymën e Konferencës së Pezës që u mblodh në 16 shtator dhe praktikisht kanë marrë pjesë të gjitha shtresat e popullsisë. Si rezultat aksioni të 8 shtatori 1942, ku u vranë 14 italianë, morën masa autoritetet fashiste, morën masa dhe tek shtëpitë e disa partizanëve midis tyre edhe shtëpinë time. Unë atëhëre isha 13-vjeç”.
Pas kësaj ngjarje familja e Ymer Minxhozit internohet në kampin fashist të Burreli, së bashku me motrën e Ymerit që në atë kohë ishte vetëm 7 vjeç. Internim që zgjati deri në kapitullimin e Italisë. “Pas kapitullimit të Italisë dhe ardhjes së forcave gjermane, ne u liruam nga kampi ku ishim. Unë nuk kisha rruga tjetër dhe kur erdhi gjermani u futa partizan, në çetën e Matit.
Unë kam qenë në brigadën e XXII-të sulmuese. Ndërsa vëllai i mi i dytë iku në Pezë dhe luftoi me çetën e Pezës. Kur kapitulloi Italia për ne ishte një ditë e madhe dhe u festua gjithë andej. Minxhozi rrëfen edhe për misionet anglo-amerikane që erdhën në Shqipëri në Ato vite. “Anglezët janë përzierë shumë, dhe kishin zemër, por kërkonin vendosjen e mbretërisë, ashtu siç e kishin edhe vetë”.
Momenti që i është ngulitur thellë në mendje Ymer Minxhozit nga gjithë ajo periudhë, është momenti i internimit. “ Erdhën 17 policë të na arrestonin. Na nxorrën jashtë dhe i vunë flakën shtëpisë dhe na mbajtën ta shihni shtëpinë ndërsa digjej. Dhe ishin policë shqiptarë, të cilët hakmerreshin për vrasjet e italianëve...”
SI U PRIT 9 MAJ 1945
Ne kapitullimin e fashizmit e dëgjuam nga radio, sepse në kohën që kapitulloi Gjermania, ne kishim 5 muaj që ishim çliruar. Dhe Luftën e Dytë Botërore ne e dëgjonim në radio. Ne 9 maj e festuam si një ngarje boterore, pasi fitoi fronti anti-fashist, por e kemi festur me muzikë, me valle, me këngë, e kemi festuar si një festë popullore” kujton Minxhozi.
Ai shpreh keqardhje për harresën që po i bëhet historisë dhe thotë se brezi që po rritet nuk njeh aspak historinë e vërtetë, historinë që ai dhe bashkëmoshatarët e tij e kanë përjetuar. Sipas Minxhozit janë të pafalshme përpjekjet që po bëhen për të harruar luftën Nacional Çlirimtare, vitet pas luftës, Kongresin e Përmetit,debati që po bëhet për ditë e çlirimit të vendit. “Shipëria është çliruan në 29 Nëntor 1944 dhe kjo nuk ka diskutim” thotë Minxhozi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com