PRISHTINË, 5 Mars /ATSH/.- Lëvizja Vetëvendosje bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Kryetari i ri i kësaj Lëvizje, Visar Ymeri, tha se "para 17 vitesh në Prekaz u bë epiqendra e lirisë së Kosovës".
"Sa herë vijmë dhe i kujtojmë dëshmorët duhet domosdoshmërisht të kujtojmë edhe veprën e tyre, vepër kjo në funksion të aspiratës së tyre, aspiratës për një Kosovë të lirë, sovrane dhe një Kosovë të kombit shqiptar, e cila i bashkohet kombit shqiptar. Nuk mund t'i kujtojmë dëshmorët e të mos e kujtojmë veprën e tyre dhe nuk mund t'i kujtojmë dëshmorët, nëse nuk punojmë për veprën e tyre dhe aspiratën e tyre", tha Ymeri.
Pas përkuljes tek varrezat e Jasharajvei pari i Vetëvendosjes nuk la pa folur edhe për gjendjen aktuale në vend. Ai tha se "sot pas 17 vitesh është një Kosovë nga e cila po ikin njerëzit për shkak të shtrëngesave ekonomike dhe për shkak të pa barazisë"./KosovaPress/k.s/











