Youtube bllokon televizionin
shtetëror të Koresë së Veriut

Youtube bllokon televizionin<br />shtetëror të Koresë së Veriut
Youtube  ka bllokuar kanalin e televizionit shtetëror të Koresë së Veriut.

Në kanalin e televizionit në Youtube është vendosur një mesazh i cili thotë se llogaria është mbyllur pasi nuk ishte në përputhje me rregullat e kësaj platforme.

Sipas raportimeve të mediave, kjo llogari mund të jetë mbyllur për arsyen e përfitimit ekonomike nga reklamat që transmetonte.

Nga ana tjetër, Washington Post raporton se kjo llogari është mbyllur gjatë muajit të kaluar nga Google, për të shmangur dhunimin e sanksionit të Departamentit të Thesarit në Amerikë, i cili ka vendosur që prej muajit mars një ndalim të të bërit biznes, si nga ana e kompanive ashtu edhe e individëve me departamentin e Propagandës dhe Agjitacionit të  Penihanit.

Ndërkohë edhe Google ka komentuar mbi këtë çështje duke u shprehur se kompania çaktivizon llogari kur ato janë duke thyer rregullore ose kur ligji e kërkon një gjë të tillë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot