Ypi: 100 metra qef

Ypi: 100 metra qef

Agjenci udhëtimesh që të çon ku ta dojë kokrra e qefit. Përballë agjencisë dy supermarketa pranë e pranë. Kaq makina të shtrenjta sa ka në këto 100 metra nuk i sheh në krejt Shkupin. Dy grataçiela në ndërtim e sipër ku punohet edhe tani që ka rënë nata. Në të dy anët, pallate me apartamente super moderne me çmime si të Londrës. Butik me veshje të shtrenjta. Piceri. Dyqan bulmeti me pafundësi djathrash, qumshtash, gjalprash. Tjetër butik. Agjenci imobiliare. Disa kafene më elegante se kafenetë e Milanos dhe Romës. Nga një rrugicë anësore vjen zhurma e një matrapiku që po hap kanale për fibra optike. Tjetër piceri. Shqipëria e sotme nuk e njeh dyndjen, turmën, kallaballëkun; brenda lokaleve dhe restoranteve nuk ka më tepër se nga katër a pesë klientë. Një grek gjysëm i dehur tërheq përdore duke i bërtitur një fëmijë grindavec. Disa të rinj emigrantë flasin një italishte skadente për të qeshur. Dy të rinj nordikë me çanta të mëdha në kurriz nga ata që i bien rrotull botës nguten të marrin tragetin për kushedi se ku, ndoshta për në Pakistan ose Kinë.

Celulari tregon se tek “nearby places”, pra tek lokalet aty rrotull, po hanë, kanë ngrënë, ose thjesht kanë qënë, ca miq të Fejsbukut, ata më të pjerdhurit, në fakt. Një Benz i madh xhiron rrotat duke i kallur tmerin miletit me tym e fëshkëllima. Nga ana tjetër e rrugës dy ndërtesa të larta kanë vënë në mes një hotel me 4 yje sikur e kanë arrestuar dhe po e shoqërojnë në Komisariat. Duhma parfumesh të shtrenjta si në qëndrat e metropoleve të botës. Kalojnë me ngut vajza të bukura barkzbuluara me xhinse frikshëm të shkurtëra të ngushta e të puthitura që dëshmojnë me përpikmëri rrënqethëse një nga gjërat më të bukura që ka bërë Perëndia, vithet e femrës. Disa minimarkete ku mund të gjesh gjithçka që humanoidët hanë e pinë. Sherrin për një parkim vjen e qetëson një polic me shkollë. Tre vajzave të abronxuara me flokë të lëshuara të kapura përdore u ka zënë rrugën Casanova i papërmbajtur.

Qefliu po u thotë vajzave me zë të dridhshëm; Dëgjoni vajza, ma hoqët trurin me këto kërthiza si kratere vullkanesh të heshtura. Fundshpinat tuaja më bëjnë të dridhem si purteka. Mpihem i tëri kur përfytyroj çfarë mbulojnë kanotierat tuaja. Secila prej jush është një botë me zgavra, tynele, male, kodra, brigje, pllaja, rrafshulta, rrafshnalta, shkurre, pyje, përrenj, lumenj, ujvara, qiell, det, dritë, Por ka një problem. Mungon gjysma pa të cilën gjithai qef nuk është i mundur. Ku janë ata, ata të nguturit, ata të paduruarit ? Ku j’u çon mushka e qefit të butë pa meshkujt e ashpër ? Perritë me pantallonat si breçka dhe gjysmat e sisëve përjashta shpërthejnë në një niagarë të qeshurash, dhe zhduken mes dritave dhe reklamave. Kalojnë me zhurmë tre motocikleta të mëdhaja të çakërdisura me nga një djalë dhe një vajzë me skafandra. Një halabak e ka lënë Tojotën skiç dhe ka ikur. Dikush që ngutet për diku, ndoshta në ndonjë takim me përmbajtje sentimentale, shan dhjetë breza halabakun e Tojotës që i ka bllokuar daljen e makinës. Në një restorant një këngëtare me nam po këndon “Baila Morena” me një zë të pjerdhur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 05/08/2019 16:42

    Rrnofsh o Sale qe na bete me shale

    Përgjigju
  • Pirrua: 04/08/2019 14:48

    Bangladesh, ama pa rregulla.

    Përgjigju
  • Truma: 04/08/2019 12:43

    Duhet te shtohet edhe dicka,vajza te zhveshura rrugeve,por qe ne sex jane zero dhe qe nuk njohin as trupin e tyre.

    Përgjigju
  • peoples: 04/08/2019 11:28

    DEMOKRACI SHQIPETARE>>>Alla TROPOJANE

    Përgjigju
  • DNA qytetar: 04/08/2019 10:56

    Hahahahahahahahaha i madh je fix realitet Tirane, realitet Shqipëtar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren