COVID-19/Yuri Kim: Mbani maskë kur mungon distancimi! Dhe unë se mbaj ndonjëherë, por nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur

Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë një mesash për të gjithë shqiptarët në këtë periudhë pandemie duke i këshilluar të mbajnë maskën mbrojtëse atëherë kur distanca sociale nuk është e mundur. Përmes një video-mesazhi shpërndarë në twitter, Ambasadorja e SHBA,Yuri Kim thotë se sot, më shumë se kurrë, njerëzit duhet të tregohen të përgjegjshëm dhe të mbrohen nga ky virus.

"Masat e rrepta kanë ndihmuar në kontrollin e virusit, por tani nuk është koha për t’u çlodhur, Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do të vendosësh maskë për mua”,  shprehet Kim, e cila  pranon se ndonjëherë edhe ajo vetë nuk e ka vendosur maskën, por  që nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar. Masat e rrepta kanë ndihmuar në kontrollin e virusit, por tani nuk është koha për t’u çlodhur. Tani më shumë se kurrë ne duhet të bëhemi të përgjegjshëm. Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për njëri-tjetrin. Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do të vendosësh maskë për mua. E pranoj se ndonjëherë jam fajtore sepse nuk e kam vendosur maskën por nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur. Prandaj, kur distancimi social nuk është i mundur, le të vendosim maskat dhe t’a mposhtim COVID-19 së bashku”, shprehet Yuri Kim.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Free: 10/07/2020 22:08

    Ty te vjen maska e certifikuar nga FDA ne populli nje cope lecke me llastik kemi qe kot sa per moral eshte se asgje sben.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave