Yxhym

Yxhym

Foto ilustruese

Yxhym mbi kë të mundni, kë tu zërë syri qorr, kë tu kapi veshi shurdh, kë tu thotë truri i kalbur.

Mallkoni, shani, shpifni, intrigoni, inxhinierët, mjekët, shkrimtarët, diplomatët, ambasadorët.

Kurvi do lëvizi në varr nga qefi që pas tridhjet e kusur vjet që ka ngordhur, kryqëzatat e tij halucinante kundër njerëzve të mendjes, jo që s'jan harruar, por po përdoren me rendiment të lartë.

Kusur mos u lini atyre që ua rrezikojnë lëpirjen e kockës. Me të gjitha mënyrat. Me shkrim, me gojë, me duar, me këmbë, me hundë, me veshë, me bythë, me rrush, me pridh, me Fejsbuk, me Instagram, me ç'tu vijë doresh.

S'ka rrugë tjetër për të arritur sa më shpejt qëllimin madhor që Europa dhe Qytetërimi të na harrojnë dhe t'i harrojmë përgjithmonë. S'ka stil tjetër për ta merituar plotësisht namin e popullit të degjeneruar institucionalisht dhe biologjikisht, popullit bagëti, mesjetar, kanibal, injorant, halabak, rrugaç, i sëmurë psiqik.

S'ka mënyrë tjetër për të vajtur me sukses të plotë nga humbja në humbje, derisa partia të bëhet sa një portokall, zgjedhjet të humben, pushteti të mos merret kurrë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xaxi: 08/03/2021 08:10

    Je i Madh ! Hahahahahahahahahahahahaha....

    Përgjigju
  • xxx: 06/03/2021 20:44

    Yxhym mamluk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni

Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni