Yzeiri: Drejtësia e re e ka vënë Berishën me shpatulla pas muri, do rihapen 21 janari dhe Gërdeci

Analisti Ilir Yzeiri ka komentuar në Report Tv refuzimin e Sali Berishës për t’u përballur me drejtësinë për aferën Partizani, si edhe lirimin e dhëndrit të tij nga burgu. Yzeiri thotë se drejtësia e ka vënë Berishën me shpatulla pas muri dhe se ish-kryeministri nuk ka më fuqi t’i imponohet.

Për gazetarin Nertil Agalliu, analisti Yzeiri thotë se do të hapen edhe çështje të tjera, si ajo e 21 janarit dhe Gërdeci. Sa i takon sulmeve të Berishës ndaj drejtësisë, Yzeiri thotë se ai është shpallur non grata nga SHBA pikërisht për shantazhin dhe intimidimin ndaj drejtësisë.

"Kemi të bëjmë me një personazh të tillë që për qëndrimin e tij ndaj drejtësie, për imtimidim, ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, është shpallur non grata nga SHBA, si edhe nga Britania. Duhet të presim se do sillet prokuroria me të. Nuk besoj se ka më fuqi Berisha që t’i imponohet drejtësisë shqiptare, ajo e ka vënë me shpatulla pas muri dhe mesa duket edhe çështje të tjera do hapen.

SPAK ka lënë të kuptohet që edhe çështje të tjera si 21 janari, Gërdeci edhe ato të rihapen se të tillë tregues, ka demonstruar dhe SPAK kur ka thënë herë pas herë, që është çuar letërporosi në SHBA. Nga Strasburgu erdhi vendimi që e quan krim shtetëror vrasjen e 21 janarit. Në hetim është edhe CEZ-DIA, që prek Metën, por është i përfshirë dhe Berisha dhe djali i tij", tha Yzeiri. 

Sa i takon konfliktit të interesit të gjyqtares Ilijana Olldashi, Yzeiri tha se vendimi i kësaj gjyqtareje i ka shkaktuar vdekjen një të burgosuri, por nga ana tjetër dërgoi në shtëpi dhëndrin e Berishës. Bëhet fjalë për Enver Sheshin, të cilit Olldashi i caktoi “arrest me burg”, ndonëse avokati i Sheshit i kishte parashtruar raportet shëndetësore në GJKKO së Apeli, por ishte refuzuar nga Olldashi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:04
Liroi Malltezin, Yzeiri: Vendimi i Olldashit i shkaktoi vdekjen një të burgosuri, ndërsa dhëndrin e Berishës e çoi në shtëpi

Analisti Ilir Yzeiri ka folur në Report Tv për konfliktin e interesit të gjyqtares Ilirjana Olldashi, të cilën Report Tv e denoncoi ekskluzivisht se ka blerë banesë në ish-kompleksin Partizani, por GJKKO vlerësoi të mos e përjashtojë në asnjë për çështjeve ndaj Berishës dhe Malltezit. Yzeiri tha se vendimi i kësaj gjyqtareje i ka shkaktuar vdekjen një të burgosuri dhe dërgoi në shtëpi Jamarbër Malltezin.

"Po shfrytëzojnë hapësirën ligjore të ankimimit se ua mundëson ligji, gjykimi do kalojë në disa shkallë derisa të marrë formën përfundimtare. Proces i gjatë sapo ka nisur. Të gjithë janë në të drejtën e tyre që të ankimojnë, prokuroria të bëjë rekurs. Ajo që bëri përshtypje dhe që u përmend nga media ishte konflikti interesit që kishte gjyqtarja Olldashi që kishte blerë banesë në kompleksin e atyre që i ka të pandehur. Rekursi i SPAK u gjykua nga gjykata si jo i drejtë, megjithëse konflikti i interesit u bë publik. Një vendim i saj kishte shkaktuar edhe vdekjen e një të burgosuri, që megjithëse vuante ishte i sëmurë, kjo gjyqtare e la të vdiste atë tjetrin dhe çoi në shtëpi Jamarbër Malltezin. Ne i tregojmë këto fakte, pastaj të vërtetën e dinë ato institucione", tha Yzeiri. 

Bëhet fjalë për Enver Sheshin, të cilit Olldashi i caktoi “arrest me burg”, ndonëse avokati i Sheshit i kishte parashtruar raportet shëndetësore në GJKKO së Apeli, por ishte refuzuar nga Olldashi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • era: 27/11/2023 10:38

    Ku e ke kete drejtesi te re se ne vetem drejtesi te re nuk po shohim, po po shohim dretesi te dirigjuar dhe dretjesi qe gjyqtaret dhe prokuroret e kesaj derjtesi kan kaluar veringun vetem pasi ka thene qe te te bejme cfar te na thote qeveria. kaq dim ne si popull dhe shohim ne si popull.

    Përgjigju
  • iliri: 26/11/2023 14:21

    ku pyet ai nga hapja e dosjeve le ti hapin 100 doaje ai prap aty eshte

    Përgjigju
  • Kroi i pastër.: 25/11/2023 21:48

    Profesor ke shumë të drejtë,por haron një faktë që ky është sistemi që kemi kërkuar.Mos kërko që të justifikosh këtë me faktin që është veprim i individëve të veçantë.Në kohën e prindërve të t'u e të mi ishte ligji ligj e jo litar.Mos u lodh kot me sqarime se DERRI DO PLUMB.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë