Analisti Ilir Yzeiri ka folur në Report Tv për konfliktin e interesit të gjyqtares Ilirjana Olldashi, të cilën Report Tv e denoncoi ekskluzivisht se ka blerë banesë në ish-kompleksin Partizani, por GJKKO vlerësoi të mos e përjashtojë në asnjë për çështjeve ndaj Berishës dhe Malltezit. Yzeiri tha se vendimi i kësaj gjyqtareje i ka shkaktuar vdekjen një të burgosuri dhe dërgoi në shtëpi Jamarbër Malltezin.
"Po shfrytëzojnë hapësirën ligjore të ankimimit se ua mundëson ligji, gjykimi do kalojë në disa shkallë derisa të marrë formën përfundimtare. Proces i gjatë sapo ka nisur. Të gjithë janë në të drejtën e tyre që të ankimojnë, prokuroria të bëjë rekurs. Ajo që bëri përshtypje dhe që u përmend nga media ishte konflikti interesit që kishte gjyqtarja Olldashi që kishte blerë banesë në kompleksin e atyre që i ka të pandehur. Rekursi i SPAK u gjykua nga gjykata si jo i drejtë, megjithëse konflikti i interesit u bë publik. Një vendim i saj kishte shkaktuar edhe vdekjen e një të burgosuri, që megjithëse vuante ishte i sëmurë, kjo gjyqtare e la të vdiste atë tjetrin dhe çoi në shtëpi Jamarbër Malltezin. Ne i tregojmë këto fakte, pastaj të vërtetën e dinë ato institucione", tha Yzeiri.
Bëhet fjalë për Enver Sheshin, të cilit Olldashi i caktoi “arrest me burg”, ndonëse avokati i Sheshit i kishte parashtruar raportet shëndetësore në GJKKO së Apeli, por ishte refuzuar nga Olldashi.
Lajmi kryesor:
Yzeiri: Drejtësia e re e ka vënë Berishën me shpatulla pas muri, do rihapen 21 janari dhe Gërdeci
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.7%
-
Mirëqënia
21.5%
Vota total: 2309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DOKUMENTI/ Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin: Pse u rrëzua kërkesa e Berishës për masën 'detyrim paraqitjeje'
31 Dhjetor 2024, 21:35
-
Lorenc Vangjeli: SPAK, ndëshkimi penal dhe zgjidhja politike
31 Dhjetor 2024, 19:29
-
Ylli Pata: 2024, viti i rënies së Ilir Metës
31 Dhjetor 2024, 18:57
-
Ironia e Kadillit me PD-në: Xhingije që dredhin belin për Berishën që të bëhen deputetë! Qesharake ideja e heqjes së ‘non gratës’ apo se 'e kanë mirë me amerikanët'
31 Dhjetor 2024, 18:31
-
Studio Live, Kadilli për Report TV: SPAK po fut në rrjetë peshqit e mëdhenj, vit fatlum për Shqipërinë! Xhingijet kërcyen për Berishën, forcat e reja amatore
31 Dhjetor 2024, 17:40
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë
30 Dhjetor 2024, 21:16
-
Ilir Yzeiri: Një vit që ikën dhe një tjetër që vjen
30 Dhjetor 2024, 19:05
-
Jakin Marena: ‘Skifterët’ në PD, ‘babi i Zenit’ dhe tundja e belit në K’cimin e ‘Berishës’
30 Dhjetor 2024, 18:56
-
Deputetët e PD-së valle për Berishën, Mërtiri: Kërcejnë nga belaja! Servilosen deri në fund! Toska: Përdorin emrin e tij për t'u dëfryer! Bala: Ata janë në parlament prej Bashës
30 Dhjetor 2024, 18:02
-
Rama në konferencë, Berisha e ndjek live në Facebook: Rama gënjen pensionistët! Trump në Samitin e NATO-s e pres unë
30 Dhjetor 2024, 17:01
-
Salianji në burg, Gjergj Luca ‘kërkon’ t'i zërë vendin si drejtues politik i Elbasanit: Jam treguar burrë jo si këta lëpirësat me korrespondencë (VIDEO)
30 Dhjetor 2024, 15:00