Yzeri: Pulë me Berishën dhe ujk me Ramën, të lumtë zoti Kraja

Yzeri: Pulë me Berishën dhe ujk me Ramën, të lumtë zoti Kraja

Sali Berisha, Edi Rama dhe Arben Kraja

Përgjigjja flakë për flakë që i bëri dje kryeministrit Rama prokurori Arben Kraja, për të cilin deri pak kohë më parë të gjithë kishim menduar se do të ishte “Xhovani Falkoneja” shqiptar, është jo vetëm fyese për të gjithë ne, por edhe e neveritshme sepse tregon dhe shfaq mentalitetin e njeriut pa dinjitet, e atij që në filozofinë popullore përmblidhet te shprehja: “qeni i rrahur nuk të kafshon”.  Pse e them këtë?

E para është analiza e asaj thënieje nga pikëpamja e teorive të akteve të ligjërimit. Sipas kësaj teorie nëse do të analizojmë thëniet e kryeministrit Rama dje në Asamblenë e PS-së, do të vërejmë se ai bëri disa deklarata për punën e pamjaftueshme të SPAK-ut duke thënë, mes të tjerash, se ky organizëm duhet të vërtetojë ato akuza që ka bërë Departamenti Amerikan i Shtetit për Sali Berishën dhe renditi edhe disa akuza të tjera për këtë institucion që, në thelb, kanë të bëjnë edhe me perceptimin e përgjithshëm që është krijuar në vend për mosndjekjen penale të Sali Berishës për të cilin ka një mal me denoncime publike dhe për Ilir Metën për të cilin ka një video me zë edhe me figurë që e bën atë të përfshirë në korrupsion. Pra, thëniet e Ramës ishin publike dhe kishin formë deklarative. Autori i tyre nuk ishte një instancë e panjohur, por vetë kryeministri i Shqipërisë, njeriu më i votuar në këtë vend dhe ai që i çeli rrugën Reformës në Drejtësi dhe që solli për fat të keq edhe Arben Krajën në krye të atij organi që ne mendonim se u ngrit për të hetuar krimin e korrupsionit të lartë politik e qeveritar. Pas kësaj, të gjithë do të duhej të prisnim një përgjigje të artikuluar me kujdes nga organi i Krajës dhe në respekt të plotë edhe të kryeministrit të vendit.

Përgjigjja institucionale duhej të përfshinte një deklaratë për shtyp ku të sqaroheshin me detaje dhe të analizoheshin të gjitha shqetësimet që ngriti Kryeministri i vendit. Në të tilla raste, ashtu siç ndodh rëndom në ligjërimin publik institucional, dialogu në distancë kërkon jo përgjigje që ndërtohen në formën e prerë të mohimit. Nëse mungojnë argumentet dhe nëse nuk analizohen pretendimet e palës që të akuzon, ti e zhvendos ligjërimin nga niveli institucional në nivelin vetjak. Dhe motivimi në këtë rast është fyerja dhe denigrimi i atij që të qorton. Përgjigjja që dha Kraja se “SPAK punon me kallëzime dhe jo me deklarata politike”, e asgjëson thënien e Kryeministrit Rama dhe e nxjerr atë një nul juridik që nuk njeh procedurën penale. Të gjitha thëniet e kësaj natyre që përdoren si përgjigje flakë për flakë ndaj një akuze që të bëhet publikisht dhe në mënyrë institucionale kanë dy kuptime. Kuptimi i parë është ai që përmblidhet në atë që tregon thënia, pra që SPAK nuk vepron me deklarat politike, po me kallëzime. Ky kuptim ka një shënjueshmëri tjetër që është se ne nuk presim të na mësosh ti, nuk pyesim për ju.

Rri shih punën tënde e deri te rri mos na trego ti ne se çfarë duhet të bëjmë. Pra siç shihet me këtë përgjigje, Arben Kraja e ka zbritur dialogun në nivel vetjak dhe nuk u përgjigj zyrtarisht me anë të një deklarate për shtyp siç do të ishte e udhës që të ndodhte. Mirëpo përgjigjja e tij kundërshtohet edhe nga një polic i thjeshtë i cili kur bën kodin e procedurës penale mëson se edhe OPGJ-ja pra edhe oficeri i policisë gjyqësore edhe me iniciativën e vet duhet të marrë dijeni për veprën penale. Pra nëse analizon Kreun III ku flitet për policinë gjyqësore e kupton se edhe një oficer i thjeshtë mund ta nisë hetimin me iniciativën e vet, jo më një prokuror. Pra ju gënjeni kur thoni se veproni me kallëzime dhe jo me deklarata politike. Sipas kësaj që thoni ju edhe shpallja non grata prej SHBA-së për Sali Berishën është një deklaratë politike?

Nuk dua të zgjatem më, por një gjë dua të të kujtoj zoti Kraja. Nuk ta kemi për borxh ne shqiptarët normalë që të shohim Sali Berishën të ndezë një qiri para Kryeministrisë në vendin ku ai vrau katër protestues dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Nëse ndodh kështu, ai e bën këtë se figura e prokurorit këtu te ne nuk ekziston. Është tredhur dhe rrahur që i vogël. Për Sali Berishën ju jini ca lavire Bulevardi, kamxhikë në duart e Ramës dhe kriminelë të diktaturës. Pikërisht se ai ka tridhjetë vjet që ju fyen e ju rreh, ju silleni si trima me Edi Ramën dhe si pula të lagura me Sali Berishën.

Në fakt, fajin e ka Edi Rama dhe mazhoranca socialiste. Në këtë proces reformimi të thellë të drejtësisë ajo nuk promovoi prokurorët që na mungojnë. Një përgjigje duhet të na japë edhe Ulsi Manja njeriu që ka shërbyer si promovues i strukturave që u vunë në krye të procesit të reformës në drejtësi. Ato struktura për fat të keq paskan qenë të kalbura e të mykura.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Il Marchese: 08/05/2022 19:25

    Z. Yzeiri është nje njeri shum i sakt ne analizen e tij.

    Përgjigju
  • Dritan: 08/05/2022 17:11

    Bravo

    Përgjigju
  • Niazi: 08/05/2022 14:59

    Bravo Z.Yzeiri ! Keni vënë pikat mbi i! Është më se e.vërtetë që ka plot dosje që flejnë në SPAK , për 21 Janarin Gërdecin , CEZ , Albpetrol , e plot të tjera ! SPAK duhet të shkundet dhe opinioni publik duhet të zgjohet dhe të bërtasë fort deri në kupë të qiellit !

    Përgjigju
  • Toni: 08/05/2022 14:24

    Ça pritet nga nje njeri qe nxorri nga burgu kriminelet me te medhej te veriut,me arsyetimin qe nuk na qenkan nje grup i strukturuar kriminal kur te gjithë veriu i di bemat e tyre kriminale

    Përgjigju
  • Koli: 08/05/2022 13:09

    Bravo te madhe zoti Yzeiri! per kete artikull te mire qendisur.

    Përgjigju
  • Arben: 08/05/2022 12:42

    Nuk ben drejtesi shqiptari per shqiptar. Apo rusi per rus ( bie fjala Putini a ben drejtesi me popullin e tij?) Edhe ketu tek ne ligjin e bejne bandat qe mbeshtesin nje individ. Nese duam drejtesi vetem gjyqtaret e apelit dhe spakut vendosi per nje periudhe 10-15 vjeçare europian, psh gjermane,italiane apo francez dhe shikoje si behet shqiperia. Pas 15 vitesh edukohet brezi i ri i magjistrateve. Nuk ke çfar pret nga keta te spakut qe kaluan si me te mire se ata qe ngelen( nuk eshte se kishin bere gje me mire edhe keta). Do vahdojme te perpelitemi derisa te shfarosemi te gjithe me kete sistem, a po e shikon se po rikthehen fantazmate se shkuares. Po jo se kane bere shum me mire keta qe jane.

    Përgjigju
  • Student i Fakultetit te Drejtesise: 08/05/2022 12:21

    Mbi te gjitha eshte ceshtje karakteri qe nje prokuror e ka ose nuk e ka. Fatkeqesisht, keto prokurore te SPAK-ut nuk kane kurajon te bejne ate se per cfare shqiptaret kane dekada qe presin. Te bejne drejtesi , te bejne detyren. Duhet karakter, kurajo per te zhbere padrejtesine e per te vene drejtesi sado vone qe eshte, e cila mungon te struktura e SPAKU-t. Prokuroret e SPAK jane zhgenjimi me i madh i ketij tranzicioni shqiptar , vetem ato mund te shpetonin kete vend gje te cilen nuk po e bejne se u mungon guximi per te bere detyren.

    Përgjigju
  • S.B=Monument Kulture i mbrojtur nga SPAKU i Krajes: 08/05/2022 12:08

    Te lumte dora dhe mendja zoti Yzeiri!I ben nder vetes dhe neve shqiptareve te thjeshte kur i ve pikat mbi i.Arben Kraja eshte produkti me i keq i reformes se drejtesise dhe deshtim dhe i PS-se dhe i Ulsi Manjes personalisht,gje qe tregon se Arben Kraja,ose me mire Ilir Meta eshte treguar i djallezuar.Nga njera ane beri cmos te mos kalonte e te sabotonte hapur reformen ne drejtesi,kurse nga ana tjeter ne prapaskene ka futur Arben Krajen,bashkepunetorin e tij aty dhe e realizoi me sukses lojen e tij te sabotimit te reformes,duke e vene me ane te veglave te tij edhe krie@ar te SPAKUT.Kjo ka bere qe ky organ te linde i vdekur dhe te vihet plotesisht nen kontrollin e tij e te aleatit,babait shpirteror te tij.Sic duket ,mendimi se Ilir Metaj eshte derguar ne vitin 1991 nga Berisha te beje pjese ne strukturat e PS ,si "gjak i ri" ,per ta patur ate si kolone te peste brenda PS-se ka te ngjate te jete e vertete dhe kjo vertetohet sot katerciperisht.Veprimet e Krajes jane te qellimshme dhe pergjigjja fleke per flake e tij,denigrimi publik i tij ndaj Rames me ane te kesaj pergjigjie qe me demek i thote "mos na caj tr.pin" etj etj e ekspozon ate keqazi ne syrin tone dhe e rreshton ate hapur krah Ilirit te floririt te Krrabes,te videos 700 milioneshe dhe te Berishes,babait monstruoz te krimeve,padrinos se Coza Nostres shqiptare.Topi eshte ne anen e OMN-se e te qeverise shqiptare.Dhe kryesisht ne fushen e zonjes Kim,e cila pret rezultate nga Arben Kraja!Cfare ironie! Afrben Kraja= A.Llalla,vegla te Likes e te Berishes!Cfare do te behet me tej me Arben Krajen e shebeket e tij te rigrupuar ne SPAK? Si do vazhdoje lufta kunder krimit e te inkriminuarve ne politiken shqiptare me ne krye Berishen,Meten,Moniken,Noken,Paloken,Bylykbashin e kompleksit Partizani,Tritanin e firmes Shqiponja,Arben Imamin e perlyer keq me Berishen e te tjere kamikaze te tyre?!!!Apo shqiperia do lihet te bjere perfundimisht ne doren e Likes e te Berishes?S'ka burra me ky vend por ka vetem burrecer me fustane?!!!!

    Përgjigju
  • F-22 Raptor: 08/05/2022 11:47

    Cfare prisje tjeter nga Kraja?! Me kohe ai eshte i tredhur poshte e larte nga Doktori e Likja! Prova me e mire qe procesi i vettingut eshte nje farse! Pergjigjja e tij ndaj KM, tregoi sa injorant e pordhac eshte!

    Përgjigju
  • tani: 08/05/2022 11:38

    nje analizim i shkelqyshem bravo Yzeiri

    Përgjigju
    • Violanda Prifti: 08/05/2022 16:08

      Të lumtë !

    • edi: 08/05/2022 14:29

      ore mos jane lojra keto se ska mundesi ti pergjighesh kestu km

    • Indiferenti: 08/05/2022 13:48

      Kryeministri eshte dinjitoz. Kraja tregoi cektesi dhe miopi. Te mos hapet hetim per Berishen eshte fatkeqesi kombetare. Report TV ia ka bere pretencen dhe e kane gati Kraja dhe “krajlet “ e tjere . Berisha dhe banda e tij livadhis nga gjendja ku po e katandisin drejtesine e re keta prokurore. Me mire te heshte sesa ne si popull po na reshqet perseri drejtesia nga duart e ketyre prokuroreve qe gjoja duan te tregojne force por ne fakt tregojne paaftesi dhe implikim me krimin. Bravo z Yzeiri!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen