Zëdhënësi i grupit parlamentar të Aleancës së majtë radikale (SYRIZA), Nikos Filis, tha se qeveria greke është e përgatitur për çdo situatë të mundëshme duke përfshirë edhe falimentimin, raporton Anadolu Agency (AA).
Filis në një program televiziv duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me negociatat të cilat janë në vazhdim në Bruksel, ka theksuar se zgjedhja strategjike e qeverisë është drejt sigurimit të një marrëveshjeje por gjithashtu ata kanë bërë pregatitjet për çdo rezultat që do të dalë nga negociatat.
Filis duke vënë në dukje se Greqia është e përfshirë në një rrezik sistematik të falimentimit dhe për këtë arsye i intereson të gjithë Europës u shpreh se: "Një shtet duhet të jetë i përgatitur ndaj situate të mundshme. Athina tani është në pritje dhe duke u përgatitur për çdo situatë”.
Ndërsa pyetjes nëse a do të paguajë apo jo Greqia borxhin ndaj FMN-së në muajin qershor, Filis i është përgjigjur se: "Nëse do t’ia kryejmë apo jo pagesën FMN më 5 qershor, kjo varet në paratë që do të gjenden në arkë".
Ndërsa në anën tjetër teksa në Bruksel mes Athinës zyrtare dhe kreditorëve vazhdojnë negociatat kritike, mësohet se Ministri i Energjisë së Greqisë, Panayotis Lafazanis është nisur urgjentisht drejt Rusisë.
Sipas lajmeve të pasqyruara në median greke, Lafazanis i cili është nisur këtë mëngjes për në Rusi theksohet se do të ketë takime në Moskë me Ministrin rus të Energjisë, Aleksandr Novak, kryetarin e Bordit të Kompanisë ruse të energjisë Gazprom, Aleksei Miller dhe
Zëvendësministrin rus të Financave, Sergei Stortsak.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com