Zadrima e Lezhës prodhuesi kryesor i gjelit të detit, fermerët: Shpendi po shkon drejt zhdukjes

Kur afrohen festat e fundvitit, zona të ndryshme të Shqipërisë konkurojnë kush të marrë stafetën si prodhues të gjelit të detit dhe produkteve të cilat janë pjesë e tavolinave festive. Në Shqipërinë e mesme, Peqini organizon panairi i gjelit të detit, ndërsa në veri thonë se tavolina tradicionale e festave kalon nga Zadrima e Lezhës. Sipas zadrimorëve kjo zonë e ka traditë mbarështimin e gjelit të detit.

Fermeret në këtë zonë prej ditesh kanë nisur shitjet e shpendit tradicional, por ata ankohen se këtë vit ka reduktim të ndjeshem të mbarështimit të tyre. Sipas fermereve kjo lidhet me largimin e shumë të rinjeve jashtë vendit dhe moshat e mëdha nuk mund ti rrisin për shkak të punës që kanë. Por problem me i madh mbetet inporti.

Vetëm pleqtë i preferojnë, se të rinjtë janë jashtë. Gjeli i detit këto kohët e fundit ëhstë drejt zhdukjes. Moshat e reja nuk merren më me të, të moshuarit s’kanë mundësi.

Fermeri

Për ti inkurajuar sa më shumë fermeret, Kuzhinieri i njohur Altin Prenga prej vitesh gjelin e detit e ka bërë pjesë së menysë të restorantit të tijë. Ai e sërvir në mënyra të veçanta me produkte të zonës, duke përmbushur në maksimum shihet e klienteve.

Realisht siç e vutë re edhe vetë janë gjithmonë e më pak ata që e mbarështojnë gjelin e detit, ose që kultivojnë tokën në përgjithësi. Është tendenca e të rinjve që braktisin tokat dhe i lënë në dorë të të moshuarve që janë patriotët më të mirë, sepse pavarësisht kushteve më të mira që kanë fëmijët e tyre jashtë shtetit ata thonë se këtu kanë lindur, do ta respektojnë tokën dhe këtu do të vdesin.

Kuzhinieri Altin Prenga 

Domethënë e duan këtë tokë dhe e kultivojnë, unë shpresoj që edhe të rinjte të kenë të njëjtën dashamirësi ndaj tokës. Sot në Zadrimë prodhohen deri në 20 mijë krerë biba, rreth 7 herë më pak se para viteve ’90, ndërsa kjo lidhet edhe me uljen e kërkesave për gjelin e detit, pasi tregu është mbushur me shpend të importuar

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja