Një ditë pas akuzave të Arben Ristanit, se qeveria ka sabotuar dëshmitë e ish-oficerit Dritan Zagani mbi bandat e drogës, ka reaguar ky i fundit. 

Me anë të një statusi në Facebook, Zagani shprehet se akuzat e tij për përfshirjen drejtuesve të lartë të policisë në trafik droge, po përdoren për qëllime politike, ndërsa synimi i tij është luftimi i trafiqeve.
 
Ja reagimi i plotë i Dritan Zaganit

Duke pare reagimet e politikes sot mbi deklarimet e bera nga ana ime desha te sqaroj pak pozicionin tim ne lidhje me to:

Se pari...Une jam nje person qe ne jeten time as nuk kam qene i angazhuar, as nuk do jem ndonjehere pjese e politikes ne asnje lloj forme apo bashkepunimi me ta(kete e them per te gjithe, majtas, djathtas apo lesh e li te qendres qofshin).

Se dyti...Do t’u lutem perfaqesuesve te politikes qe ne politik-berjen e tyre ti lene insinuatat politike ne lidhje me mua,dhe te shikojnë anen ligjore persa i perket asaj qe un kam thene ,do ta them e mbroj deri sa te kem fryme, qe eshte lufta kunder ketyre trafikanteve te paskrupullt, qe me veprimtarine e tyre kriminale e mbeshtetjen ne forma te ndryshme te politikes na bejn te ndihemi si plehra para mbare opinionit nderkomtar.

Se treti...Zoterinj un kam qene dhe ne dashte zoti te dale e drejta ime do jem perseri,vetem nje funksionar i shtetit ne profesionin tim qe eshte ai i Oficerit te Policise se Shtetit,dhe asnjehere sherbetor i Partive politike.

Dhe per ta mbyllur pasi dhe kaq nuk eshte nje dicka e imja te merrem me keto gjera, po ju sqaroj qe zgjodha si link kete te "Opinion" jo pse flet per deklarimet qesharake te nje eksponenti te P.S. por se ne fakt keta kane ca kohe qe me akuzojne si i shitur te kundershtaret e tyre, te cilet duhet thene per hir te se vertetes, qe nuk eshte faji im se keto qe un them po shfrytezohen politkisht nga P.D.(dhe mir bejne se fundja jane opozite),,,,por eshte ajo c’ka un e ndjej per detyre ta bej ndaj te drejtes time, familjes time qe t'u kthej jeten e vjedhur nga keta trafikant me pushtet, si dhe ajo qe ndjej per detyre te bej per vendin dhe bashkeatdhetaret e mi.

Redaksia Online
(U.S/shqiptarja.com)