Sipas prestigjozes Corriere della sera Dritan Zagani ndodhet i arratisur në Zvicër. Në një artikull kushtuar atij shkruhet e gjithë historia e ish­-shefit të Antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, i arratisur nga Shqipëria në muajin gusht, ku qëndronte në arrest shtëpie. 

I arratisuri më i kërkuar nga qeveria shqiptare, i pari në listën e bashkëkombasve të tij, të arratisur e të përfshirë në trafikun e drogës, është një polici i famshëm shqiptar me një karrierë kurajoze në të çmuar kundër drogës, si dhe në rradhët e forcave të rendit, falë hetimeve dhe operacioneve të shumta në të cilat ka bashkëpunuar. Pas një mandat arresti, Dritan Zagani, 43 vjeç, i martuar, babai i tri vajzave, është zyrtarisht në ndjekje nga agjentët. Corriere e takoi.-shkruhet në artikull

Është në Zvicër, ku që prej gushtit, është arratisu për t’iu shmangur arrestit të shtëpisë. Jeton në një lokalitet sekret, ku ka bërë një kërkesë për azil politik dhe është i vendosur “për të luftuar deri në fund betejën” . Përfshirja e njerëzve të afërt me qeverinë, në trafikun e drogës në 2014, kur Guardia Di Financa, ndiqte gjurmët e trafikantëve nga Shqipëria në Lombardi,  bëri që Zagani të supozojë se përfshihen e e personave të konsideruar afër qeversië së tij, gjithçka kishte precipituar. Ai thotë: Mund t’jua demonstroj. Gabimisht e kanë arrestuar për akuzën e abuzimit të detyrës dhe për nxjerrje të informacioneve sekrete, duke ua dhënë italianëve. 

Gjërat që kam folur kanë qenë në kuadrin e objektivave të përbashkëta. Asnjëherë askush nuk është ankuar, 6 muaj në burg në Tiranë dhe nëntë të tjerë në arrest shtëpie.

"U arratisa sepse, donin të më vrisnin. Zgjodha Zvicrën dhe jo Ialinë. Tek ju mafia shqiptare është e fuqishme, dhe mund të gjejë çdokënd. Kishte ndodhur disa vite më parë. Kishin eliminuar një agjent, me një të kaluar të bezdishme për bosin. Një informator i mirë, një shok besnik ka qëndruar me mua. E di se edhe në Zvicër vrasësit janë duke më kërkuar"-shprehet Zagani.

Polici brilant që tradhëtoi 
Qeveria Shqiptare është e bindur që Zagani është fajtor edhe për madje edhe përfaqësuesit më të lartë shtetërorë e kanë përsëritur në publik, të vendosur për të mos feshur asgjë dhe për të vepruar në transparencë dhe të bindur që kanë prova të pastra. 
Fitoret e brilante të policit kundër kriminalitetit janë një llogari dhe për sjelljen e tij nga si tradhëtar, preferoi t’ia referonte autoriteteve italiane dhe jo atyre të vbendit të tij të rejat nga hetimi, janë një tjetër histori.

Zagani nuk ka frikë për të vetmin motiv, sepse nuk ka asgjë për të humbur nëse nuk ruan familjen. 

“Iu luta zvicerianëve që të më strehonin gruan dhe familjen. Nëse është e nevojshme të kthehem në Shqipëri, për të qenë në gjendje të mbrohem. Deri më tani nuk më kanë lejuar. Kur u arrestova, qëndrova ne qeli me tre kosovarë, që i kisha arrestuar për drogë, por falë zemëregjerësisë së rojeve, më dërguan në një repart tjetër me të dënuar me probleme psiqike. Por ishte një tjetër ferr. Më dhanë një arrest shtëpie, pas 6 muajsh, brenda afatit që duhej të isha proceduar në gjyq.

Ndërkohë nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook kreu i Demokratëve Basha rithekson të vërtetën e Zaganit që sipas tij është përcjellë nëpërmjet këtij artikulli "Ja e verteta e kryetrafikantit Sajmir Tahiri dhe kryeministrit qe refuzon testin e droges"-shkruan Basha në Facebook shoqeruar me postimin e artikullit të gazetës italiane.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)