Zakonet e përditshme që po na shkurtojnë jetën, pa e kuptuar

Zakonet e përditshme që po na shkurtojnë jetën, pa e kuptuar

Foto ilustruese

Çdo ditë bëjmë veprime për të cilat mund të pendohemi shumë kohë më vonë. “Women's health magazine”, shkruan se për momentin na duket sikur po çlodhemi dhe nuk e vëmë re dëmin që i bëjmë vetes, veçanërisht me disa sjellje. Përshembull duhan pirja dhe mungesa e gjumit po e shkatërron krejtësisht imunitetin tuaj, kështu që kujdesuni për veten!

1.Mos flini vonë

Mjekët nuk lodhen së thëni që trupi k nevojë për të pakten 8 orë gjume, por shumë nga ju e neglizhojnë këtë gjë. Mundoheni ta kaloni lodhjen duke parë një film e duke ngrënë ushqime të konservuara, por kjo është një gjë krejtësisht e gabuar dhe rrit gjasat e vdekjes së parakohshme.

2.Mos flini më shumë seç duhet

Por gjithashtu të flesh më shumë seç duhet është një gabim. Duhet të dini që mesatarja e artë është mes 7-9 orë gjumë çdo natë.

3. Mos i lani duart më tepër seç duhet

Duke i larë duart më shumë seç duhet shtohen vetëm bakteret rezistente ndaj antibiotikëve dhe këto lloj mikrogjallesash janë shumë të vështira për t’i eliminuar.

4. Punoni, që të ndjeheni të dobishëm

Duke mos punuar nuk i bën vetes asnjë të mirë, pasi trupi dhe truri juaj do të bien në gjendje të fjetur. Punoni që të ndjeheni të dobishëm dhe të vlerësuar, nga ana tjetër edhe shpërblimi që merrni sigurisht që ju jep kënaqësi.

5. Largohuni nga jetesa e zhurmshme

Ndonjëherë ndjeni se keni dëshirë të jetoni mes rrëmujave, zhurmave dhe muzikës. Por kjo lloj jetese ju ul jetëgjatësinë. Largohuni për një periudhë kohore në një vend të qetë, pasi trafikut nuk i largoheni dot përgjithmonë.

6. Mos e përdorni telefonin me orë të zgjatura

Kjob gjë ju shkakton dhimbje koke, qafe dhe sigurisht që ul jetëgjatësinë për shkak edhe të valëve që transmeton. Qëndrimi jo i mirë çrregullon enët e gjakut dhe ju bën të keni dhimbje kronike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda