Zaloshnja: Vetëm 18% e qytetarëve besojnë se federata e opozitës fiton zgjedhjet! Edhe nëse u bashkohet Basha, nuk e mposhtin dot Ramën

Analisti dhe sondazhisti Eduart Zaloshnja në një lidhje skype për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv foli mbi rezultatet e një sondazhi të bërë nga ai lidhur me pyetjen “Cilin dëshirojnë shqiptarët si kryeministër?”.

Duke theksuar se 43% e shqiptarëve, nuk duan asnjërin prej liderve kryesorë politikë si kryeministër, Zaloshnja tha se pavarësisht kësaj statistike, ende nuk ka një figurë politike që mund të ketë mbështetjen e kësaj pjese të popullsisë.

“Më i preferuari është Edi Rama por 43% e të anketuarve donin dikë tjetër, as Ramën as Berishën dhe as Metën apo Bashën. Kjo tregon se ka një pjesë të madhe të shqiptarëve që janë të pakënaqur me këta lidera por nuk ka dalë ende dikush tjetër që t’i sfidojë”- tha Zaloshnja.

Ndërsa duke folur për sondazhin e publikuar në shqiptarja.com mbi shanset që Federata Opozitare të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Zaloshnja tha se vetëm 18% të qytetarëve ishin plotësisht të bindur për diçka të tillë.

"Dje unë publikova tek shqiptarja.com një sondazh të freskët ku pyesja rreth bashkimit më të fundit rreth një federate opozitare dhe pyetja që bëra aty ishte “A besoni se kjo federatë e opozitës do arrijë të fitojë zgjedhjet”? Vetëm 18% ishin të bindur se do të fitojë zgjedhjet dhe 7% të tjerë ishin pjesërisht të bindur për këtë. Pra treçereku i shqiptarëve janë të bindur se kjo Federatë Opozitare nuk i fiton dot zgjedhjet”- shtoi analisti.

Sipas analizës së Zaloshnjës, për të mposhtur Ramën, duhet që një kah i caktuar politik të marrë mbi 800 mijë vota, gjë që sipas tij, nuk ndodh edhe nëse bëhen bashkë, Berisha, Meta, Basha dhe gjithë partitë e tjera opozitare.

“Në analizën time për të fituar ndaj Ramës duhet të marrësh më shumë se 800 mijë vota. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, opozita bashkë me LSI arriti deri në 780 mijë vota duke i marrë të gjithë së bashku, ndërsa në zgjedhjet lokale mori 600 mijë. Për Ramën dhe PSD-në votuan 800 mijë. E shoh shumë të vështirë edhe sikur Basha e të gjitha partitë e vogla të bashkohen nuk marrin dot më shumë se 800 mijë vota”- argumentoi Zaloshnja.

Sa i takon vizitës së Blinken, sondazhisti tha se Sekretari Amerikan i Shtetit dha si mesazh kryesor se Ramën dhe qeverinë e tij i sheh si aleatë të vetëm në Shqipëri dhe se mbështet fuqimisht institucionet e Reformës në Drejtësi.

B.V//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hektor: 19/02/2024 22:28

    Zoti Zaloshnja ky 18 % jane gomeret dhe shpellaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit