‘Zaptimi’ i aeroportit/ Bllokohen dyqanet e gruas së Gjin Gjonit në Rinas, Ministria e Financave nis verifikimet

TIRANË- Merr një tjetër rrjedhë historia e paprecedentë e ‘zaptimit’ të hapësirave Duty Free në Aeroportin e Rinasit nga bashkëshortja e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi, përmes kompanisë së saj Albania Duty Free Distribution, me vendime arbitrare gjykatash, rinovim licence në mënyrë të dyshimtë, manovrave ligjore dhe letrave më natyrë shantazhuese, kundër vullnetit të kompanisë koncesionare TIA, pasi ka humbur tenderin për këtë aktivitet tregtar dhe në kushtet kur i mbaronte kontrata në 27 gusht 2019. Ndërsa konflikti mes gruas së Gjin Gjonit dhe kompanisë koncesionare TIA që menaxhon aeroportin, ka çuar në mbylljen Duty Free Shop për shitjen e mallrave pa taksa, në lëvizje janë vënë struktura të Ministrisë së Financave.

Burime për Shqiptarja.com bënë me dije se auditi i brendshëm në Ministrinë e Financave po verifikon ligjshmërinë e veprimtarisë së degës doganore në Rinas (aeroport), e cila monitoron edhe veprimtarinë tregtare në hapësirën Duty Free të aeroportit. Po sipas burimeve mësohet se, gjatë verifikimeve, kontrolli i ministrisë ka konstatuar një sërë problematikash dhe shkeljes, ku për rrjedhojë janë propozuar disa masa administrative. Ndërkaq, Drejtoria Ligjore në Ministrinë e Financave po verifikon ligjshmërinë e procedurave të ndjekura për rinovimin e licencës së kompanisë së gruas së Gjin Gjonit, Elona Çaushi (Albania Duty Free Distribution), për të vijuar aktivitetin tregtar në Rinas, në një kohë kur tenderin për të ushtruar këtë për menaxhimin e së njëjtës hapësirë “Duty Free” në aeroport për 5 vitet e ardhshme e ka fituar kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF). Verifikimet po kryhen nëse ka pasur apo jo shkelje në vendimin për rinovimin e licencës, çka ka thelluar më tej konfliktin mes gruas së Gjin Gjonit dhe kompanisë koncesionare TIA, e cila ka një kontratë me shtetin shqiptar për menaxhimin e Aeroportit të Rinasit.

Në mungesë së ministres së Financave Anila Denaj, licenca është firmosur nga zëvendësministri Elton Haxhi, në 16 gusht, pikërisht në kulmin e pushimeve verore dhe brenda 24 orëve pasi është bërë aplikimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Financave. Rinovimi i licencës me sa duket është bërë mbi bazën e vendimit të gjyqtares Mimoza Kajo-Brahimi, vendim i cili megjithatë është thjesht një sigurim padie që nuk tregon në asnjë rresht për sa kohë do bëhet shtyrja e afatit të aktivitetit. Mimoza Kajo-Brahimi e mori vendimin në 7 gusht 2019. Në 9 gusht kompania e Elona Çaushit i është drejtuar me një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për t’u pajisur me autorizim për vijimin e aktivitetit. Me 15 gusht DPD vë në lëvizje ministrinë dhe në 16 gusht firmoset rinovimi nga zëvendësministri Haxhi.

Mbyllen dyqanet pa taksa në Rinas

Konflikti mes kompanisë koncesionare TIA dhe kompanisë së gruas së Gjin Gjonit ka çuar në mbylljen pa afat të ambienteve Duty Free në Aeroportin e Rinasit. Tenderin e shpallur nga TIA për zhvillimin e këtij aktiviteti e ka fituar kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF), por nga ana tjetër Albania Duty Free Distribution e Elona Çaushit ka siguruar një vendim për të vijuar këtë aktivitet, në të njëjtin vend, kundër vullnetit të TIA. Kompanisë së Elona Çaushit i ka mbaruar kontrata me TIA që në 27 gusht 2019. Nga ana tjetër, TIA ka firmosur kontratën ICDF më 31 korrik 2019. Me datë 15 shtator, sipas kontratës, ICDF duhet të merrte në dorëzim ambientet. Por, për shkak të konfliktit në fjalë asnjëra nga kompanitë nuk e menaxhon këtë hapësirë, pasi dyqanet janë të mbyllura.

Dyqanet pa taksa në Rinas, të mbyllura

Lëvizja

Auditi i brendshëm në Ministrinë e Financave po verifikon ligjshmërinë e veprimtarisë së degës doganore në Rinas (aeroport), e cila monitoron edhe veprimtarinë tregtare në hapësirën Duty Free të aeroportit.

Licenca

Drejtoria Ligjore në Ministrinë e Financave po verifikon ligjshmërinë e procedurave të ndjekura për rinovimin e licencës së kompanisë së gruas së Gjin Gjonit, Elona Çaushi, për të vijuar aktivitetin tregtar në Rinas.

Si nisi konflikti për hapësirat Duty Free në Aeroportin e Rinasit

Në 26 nëntor 2018, TIA, publikisht, përmes faqeve ndërkombëtare të MOODI Report edhe DFNI, shpalli tenderin ndërkombëtar për aktivitetin e “Duty Free” në aeroportin e Tiranës. Në 7 dhjetor 2018 ishte afati, brenda të cilit palët e interesuara duhet të dorëzonin dokumentet e nevojshme, të cilat verifikoheshin nga TIA nëse plotësonin kushtet fillestare të shpallura për të fituar të drejtën për pjesëmarrje në tender. Në tender morën pjesë shtatë kompani, ndër to dy shqiptare, renditur alfabetikisht si vijon: AGM Duty Free, Albania Duty Free Distribution, Baltona Group, By Best Duty Free, Dufry, International Cruise Duty Free Inc dhe Lagardere Travel Retail. Shprehën interes, por nuk paraqiten ofertë dhe 3 kompani të tjera, përkatësisht: Aer Rianta International, Bhatiatraders dhe German Business Services. Kompania Albania Duty Free Distribution e Elona Çaushit, si listuese ndër të fundit në këtë tender, bazuar mbi ofertën financiare të parashtruar edhe propozimin tregtar të bërë, njoftohet si humbëse më 22 shkurt 2019 përmes një komunikimi zyrtar nga TIA.

Më 17 maj 2019 operatori ADFD i dërgon një letër TIA-s me një ofertë të re financiare. Megjithatë, procesi vazhdoi deri në fillim të qershorit edhe përmbyllet më datë 03 qershor 2019, ku kompania amerikane ICDF Inc. njoftohet zyrtarisht se është vlerësuar si ofertuesi i suksesshëm për tenderin internacional në lidhje me aktivitetin “ Duty Free”. Më 31 korrik 2019 TIA ka firmosur kontratën ICDF. Në këto kushte, kompania ADFD e Elona Çaushit ka vënë në lëvizje Gjykatën e Tiranës. Në 1 gusht të 2019, gjyqtari i Tiranës Arjan Aliaj ka marrë në shqyrtim kërkesës së Albania Duty Free Distribution (ADFD) për të vijuar aktivitetin tregtar në Aeroportin e Rinasit. Çuditërisht, përfaqësuesi i Albania Duty Free Distribution nuk është paraqitur në gjykim, pa shkaqe të arsyeshme, sipas vendimit të gjykatës. Gjyqi dështoi. Dështimi i këtij gjyqi duket se është i qëllimshëm për arsye të dyshimta, pasi në të njëjtën datë, pra me 1 gusht hidhet një padi tjetër me të njëjtin objekt gjykimi, me një kërkesë për sigurim padie, sërish nga kompania e gruas së Gjin Gjonin.

Shtatë ditë më vonë në lojë shfaqet një tjetër gjyqtare, konkretisht Mimoza Kajo-Brahimi, e cila shqyrton të njëjtën kërkesë dhe vendos që kompania e Elona Çaushit të vijojë aktivitetin tregtar në Aeroportin e Rinasit. Gjyqtarja Mimoza Kajo Ibrahimi e ka shqyrtuar këtë kërkesë, ndryshe nga gjyqi i drejtuar nga Arjan Aliaj, pa vënien në dijeni të palës së paditur, TIA, lëvizje kjo që duket se ia ka bërë më të lehtë për të marrë vendimin në fjalë në favor të bashkëshortes së Gjin Gjonit praktikisht pa asnjë kundërshtim në sallë. Dy ditë pas vendimit, Albania Duty Free Distribution aplikon për rinovim licence tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Brenda 4 ditëve pune, DPD vë në lëvizje ministrinë dhe ministria ia rinovon brenda 24 orëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TONI TIRANE: 27/09/2019 20:29

    Kjo eshte pasuruar ne sy te shtetit dhe kane bere miliona euro. Leke te pista dhe te pakontrolluara.

    Përgjigju
  • landa: 27/09/2019 15:30

    Ja kjo eshte nje familje kriminale..... Maloket e Sali kriminelit qe kane kapur shtetin.

    Përgjigju
    • navy: 28/09/2019 07:51

      Ordinär Mafios familje: Caushi, Gjoni

  • Tirana Rinas: 27/09/2019 12:19

    Po Castron Drejtorin e madh te aeroportit pse nuk e permendni fare ju? PO Aliona Zeqirin pse nuk e nxirrni fare, Pislliqet e ketyre te dyve jane pa fund! Shqiptarja gezon nje fare respekti tek lexuesi shqiptar! Mos u beni si mediat e lul bashes as si Syri!!!Hajde respekte!!

    Përgjigju
    • Folklori: 30/09/2019 11:15

      Po ca te thone. Po Castro ka mbi dy muaj te mire qe nuk eshte drejtor. Prandaj ndoshta. Jane njerez te penes e fakteve keta, jo tregtar ambulant fruta-perimesh.

  • Vladimir: 27/09/2019 11:20

    Humbasin kohe me fjale kot. Shkarkojeni zv.ministrin e Gjingjonit dhe paditeni. Ate gjyqtaren kalojeni ne veting se dhuraten e Gjinit e ka akoma neper duar. Kaq.

    Përgjigju
    • Folklori: 30/09/2019 11:20

      Vallaj mire, bukur, paster e ke thene!

  • Gjergji: 27/09/2019 08:46

    Dyqanet i përkasin TIA jo shtetit. Kështu që ajo mund të ketë licencë të pafund nga shteti. Kjo nuk siguron një hapësirë ​​për të. TIA duhet të thotë po ose jo. Nuk ka nevojë ta zgjas këtë rrëmujë.

    Përgjigju
    • navy: 28/09/2019 08:04

      problemet e familjes Caushi me aeroportin janë shumë të vjetra tashmë para vitit 2013. Ata nuk donin të përmbushnin kontratën e tyre dhe të paguanin 30% si qira dhe qarkullim. Krimineli i lartë ndryshoi një gjykatë në Tiranë, me Mafia Gjin Goni kontratën në vetëm 20%! Shantazh dhe mashtrim i pastër dhe një skandal dhe më pas me Eni Bushi të kompanisë së sigurisë ICTS Edi Rama, një super skandal me shumë bastisje dhe asgjë nuk funksionon

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale