Nga kjo e premte, në akset kombëtare nis aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në një komunikim me qytetarët përmes rrjeteve sociale, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë prishje selektive, ndërsa njoftoi edhe hapjen e një portali ‘Hapësira ime’, ku qytetarët do mund të denocnojën raste të zaptimeve.

“Sot është 1 gusht, ka skaduar afati për heqjen e rraqeve buzë rrugëve kombëtare dhe nga sot do fillojë hap pas hapi ndërhyrja e forcave përkatëse të kontrollit me territorin. Ambicia jonë është që të jemi kampionë të Ballkanit në Turizëm. Forcat përkatëse do duhet të angazhohen shumë më tepër tash e mbrapa sepse na duhet të jetojmë dhe të bashkëjetojmë më idenë që të gjithë së bashku duhet ti japim një cilësi të re vendit tonë si një destinacion turistik, por edhe si një shtet i së drejtës për tu bërë anëtarë të BE”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u bëri një ftesë edhe të gjithë atyre që posedojnë parkingje të paligjshme.

“Ata që kanë prona që i përdorin si parkim e të paligjshme janë të ftuar të vijnë të marrin leje dhe të ndërtojnë parkime, me 2 apo 3 kate që mund të jenë godina shumë të bukura që mund të shfrytëzohen. S’ka për tu lejuar asgjë selektive, tentativat do bëhen, dikush do mbyllë sytë, por nuk do lejohet asgjë selektive, duke bashkëpunuar komuniteti me autoritetet”, tha Rama.

E në rast se pronarët e bizneseve që anë zaptuar pronën publike bëjnë rezistencë, ndëshkimi do të jetë i paimagjinueshëm.

“E rëndësishme të kuptohemi se nuk është ideja hajde o burra të ndëshkojmë. Do hiqen të gjitha të tëra, do hiqen hap pas hapi. Është gjë e mirë që të gjithë ju të merrni pjesë në proces duke çuar denoncime. Do hapet edhe një adresë e posaçme, portal hapësira ime. Duhet të ndahet mendja që nuk mund të shtohesh përtej kufirit ku nis jeta e komunitetit, kemi vendos plazhet publike, jemi shumë më mirë se vjet, por nuk jemi më mirë se sa duhet. Do të jenë ndëshkime të atilla, që mos ti shkojë mendja njeri të fillojë lojën nga e para”, tha Rama.

Por çfarë vjen pas këtij aksioni?

“Mbrapa vjen rilindja urbane 2.0 jemi duke ngritur grupe që këto hapësira t’i kthejmë në hapësira të bukura për komunitetin, pastrojmë tek 21 dhjetori, tek komuna e Parisit, por nuk mundet që gjërat të mbeten ashtu duhet të ndërhyjmë më projekte urbanistike për të krijuar hapësira të bukura publike”, theksoi Rama.

Lajm ne perditesim...