Zaptimi i plazhit të Velipojës, prefekti Millja: Është pasuri kombëtare, masat do jenë të ashpra

Velipojë-  Ka ende informalitet dhe abuzime me mosrespektimin e ligjit për hapësirat publike në plazhin e Velipojës. Kështu është shprehur Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja, i cili ndër të tjera tha se masat për ata që nuk rrespektojnë ligjin dhe zaptojnë në mënyrë të padrejtë dhe të pandërgjegjëshme hapsirën rënore do të jenë të rrepta. 

Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja është treguar kritik ndaj pushtetit vendor duke deklaruar se në Velipojë ka informalitet. Ai deklaroi se mungojnë kontratat me operatoret e biznesit si dhe nuk respektohet hapsira publike në zonën rënore.

"Stacionimet e plazhit akoma edhe kësaj dite nga përfaqësuesit e bashkisë dhe nga pushteti vendor nuk po merren masat për të legalizuar dhe për të bërë kontratat të dedikuara. Vetëm sot janë 16 kontrata të nënshkruara ndërsa pjesa tjetër jo.  Është marrë kontakt me të gjithë Task Forcën dhe me Bashkinë. Po merren masa për të mos pasur informalitet. E pranojmë se ka ende informalitet dhe abuzime. Masat do të jenë të rrepta për ata që nuk respektojnë ligjin dhe zaptojnë në mënyrë të padrejtë dhe të pandërgjegjëshme rërën që është pasuri kombëtare dhe që duhet ti shërbeje komunitetit."- deklaroi Millja.

Deklaratat erdhën gjatë një projekti me temë katastrofat nuk njohin kufinj. Lidhur me këtë temë dhe rrezikun që i kanoset Shkodrës nga përmbytjet të cilat kanë shaktuar dëme kolosale në këtë qark, prefekti u shpreh se është ndërhyrë në argjinatuira në brigjet e lumit Buna si dhe në kanale kulluese në segmente të rëndësishme.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Velipojaku: 24/07/2019 08:46

    O shoku Çesk shezdhonet i kane te fortit dhe njerezit me precedent penale qe njihen per vrasje qe shteti i le te lire,jo te gjith, edhe kjo plehre kryetare bashkie me molotov ka ba shum abozime me ket biznes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja