Zayn: S'e dua Gigi Hadid për pamjen
e saj, ajo është super inteligjente

Zayn: S'e dua Gigi Hadid për pamjen<br />e saj, ajo është super inteligjente
Zyan Malik ka ofruar një pasqyrë të rrallë të marrëdhënieve të tij me supermodelen Gigi Hadid dhe pasiguritë e tij në lidhje me profesionin. Teksa ka shkelur në territorin e të dashurës së tij duke u fotografuar për revistën Elle, ish këngëtari i grupit One Direction ka zbuluar se ajo që vlerëson më shumë tek Gigi nuk është pamja, por mendja e saj e bukur.
 
’Gigi është super inteligjente, kjo është arsyeja që gjërat funksionojnë kaq mirë. Ne kemi të njëjtën lloj pune dhe prandaj merremi vesh mirë me njëri-tjetrin. Më shijon një bidesë intelektuale, kur dikush mund të ndërtojë një fjali përtej veshjes së bukur, modelit të flokëve apo makiazhit. Të flasim për politikë apo për botën, më pëlqen të dëgjoj mendime të formuluara mirë’’, u shpreh Zyan.
 
Ai është shprehur se i pëlqen ndikimi që femrat kanë tek ai dhe se ka një respekt të madh për to sepse janë shumë të fuqishme dhe e bëjnë gjithçka vetë. Në lidhje me karrierën e tij artisti është shprehur se nuk janë të rralla momentet kur ndjen pasiguri mbi zgjedhjet e tij pasi dëshiron që të përmirësohet gjithmonë e më shumë. 










Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

2/4
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri