Zbardhen kandidatët, Ina Rama 
dhe Zaganjori kërkojnë Strasburgun
PD: Rama kërkon të çojë avokatin e tij
Qeveria: Përzgjedhja sipas vettingut

Zbardhen kandidatët, Ina Rama <br />dhe Zaganjori kërkojnë Strasburgun<br />PD: Rama kërkon të çojë avokatin e tij<br />Qeveria: Përzgjedhja sipas vettingut
Debati mes qeverisë dhe opozitës për përzgjedhjen e një përfaqësuesi të Shqipërisë në trupën gjyqësore të Strasburgut, ka zbuluar dhe kandidatët për këtë post, të cilët janë emra potencialë të gjyqësorit dhe jurisprudencës shqiptare. Përmes një deklarate për media të deputetit Oerd Bylykbashi, Partia Demokratike ngriti dje pretendimin se qeveria ka nisur në terr dhe mungesë të plotë transparence, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve që do të votohen për postin e gjyqtarit që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Opozita
“Qeveria Shqiptare ka nisur në terr dhe mungesë të plotë transparence, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve që do të votohen për postin e gjyqtarit që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën Europiane të së Drejtave të Njeriut. Edhe këtë proces, Kryeministri që synon t​ë kontrollojë çdo qelizë të drejtësisë, po kërkon ta kthejë në një tender të shëmtuar, me qëllim të sigurojë interesat e tij dhe jo të drejtat e njeriut që ai i shkel çdo ditë në Shqipëri. Kandidatët për gjyqtarë në Strasburg duhet t'i nënshtrohen vettingut! Vetting-u garanton besimin e shqiptarëve tek drejtësia. Vetting-u nuk mund të jetë pistoletë për shantazh e Edi Ramës për gjyqtarët dhe gjykatat , ashtu si kërcënimi që i bëri pak ditë më parë gjyqtarit që rrëzoi kërkesën e tij absurde për të penguar zgjedhjet në Peshkopi”,-tha Bylykbashi, teksa një ditë më parë PD kishte pretenduar se i përzgjedhuri i Ramës është gjyqtari i kushtetueses, Berberi, njëkohësisht kunat i Fatmir Xhafajt.

Qeveria
Pas akuzave të opozitës, qeveria ka reaguar përmes portalit transparenca.al ku është shprehur se Këshilli i Europës ka ftuar qeverinë shqiptare të paraqesë brenda datës 26.8.2016, listën me propozime për tre kandidaturat më të përshtatshme për gjyqtarin e ri të Shqipërisë në GJEDNJ, për shkak të mbarimit të mandatit të gjyqtarit aktual më datë 31.1.2017. “Duhet theksuar se në rastin e përzgjedhjes së kandidaturave të mëparshme për të njëjtin pozicion, si në rastin e gjyqtarit Ledi Bianku, qeveria e zotit Berisha nuk ndoqi asnjë procedurë dhe nuk vendosi asnjë standard transparence për përzgjedhjen që bëri. Çdo gjë u mbajt në fshehtësi dhe procesi i përzgjedhjes nuk shmangu ndikimin politik. Ky fakt është lehtësisht i provueshëm nga kushdo. Për përzgjedhjen e kandidatëve sa më të përshtatshëm, profesionalë, me integritet, apolitike dhe në mënyrë transparente, u ngrit një komision konsultativ ad-hoc (Komisioni) me anëtarë që gëzojnë përvojë të konsiderueshme profesionale, janë përfaqësues të institucioneve të pavarura apo akademikë të shquar, duke shmangur kështu çdo mundësi për ndikim politik në këtë proces”,-thotë qeveria.

Komisioni
Kryetar i Komisionit është Luan Omari, konstitucionalist, ish-anëtar i Komisionit të Venecias.  Anëtarë të Komisionit janë: Kristaq Traja, ish-gjyqtar në GJEDNJ; Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese; Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ish- gjyqtar në Gjykatën e Lartë dhe Artur Metani, Drejtor i Departamentit të Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit, Kryeministria. “Për sa i përket procesit të vetting-ut, të ndërgjegjshëm për rëndësinë e integritetit dhe pastërtisë së figurës së gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtare gjyqësore, si dhe të gjendur në rrethanat e mosmiratimit deri në këto momente të projektligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Projektligji “Për vetting-un”), Komisioni, gjatë kryerjes së procedurave përzgjedhëse për kandidatët për pozicionin e gjyqtarit të Shqipërisë në GJEDNJ, po zbaton dhe po vlerëson kandidaturat në përputhje jo vetëm me kriteret e thirrjes për aplikim, por edhe me parimet që qëndrojnë në themel të procesit të vetting-ut, të cilat lidhen me çështje të kompetencave profesionale, verifikimin e deklarimit të pasurisë dhe integritetin”,-sqaron qeveria.

Kandidatët
Qeveria shqiptare ka të drejtë vetëm propozimin e tre emrave për këtë pozicion, pasi është Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, institucioni që do të shqyrtojë, vlerësojë dhe votojë një nga emrat e paraqitur. Emrat e aplikantëve të cilët po shqyrtohen prej Komisionit janë: Xhezair Zaganjori, aktualisht Kryetar i Gjykatë së Lartë; Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese; Dariel Sina konstitucionalist; Elira Kokona avokate, Sekretare e Përgjithshme e Ministrinë e Kulturës dhe ish-këshilltare në GJEDNJ; Ina Rama ish-Prokurore e Përgjithshme, ish-gjyqtare tek Krimet e Rënda; Sokol Berberi anëtar i Gjykatës Kushtetuese; Gent Ibrahimi konstitucionalist; Plarent Ndreca avokat, Sekretar i Përgjithshme e Ministrisë së Arsimit; Ledia Mirakaj avokate, Drejtore në Ministrinë e Kulturës; Sokol Puto Avokat me eksperiencë për çështjet e Strasburgut dhe Ornela Rrumbullaku prokurore.

Emrat e aplikantëve të cilët po shqyrtohen prej Komisionit janë:
Xhezair Zaganjori
Altina Xhoxhaj
Dariel Sina
Elira Kokona
Ina Rama
Sokol Berberi
Gent Ibrahimi
Plarent Ndreca
Ledia Mirakaj
Sokol Puto
Ornela Rrumbullaku

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur