TIRANE- Montimi i një bombe me celular dhe dy detonatorë kishte një rritje çmimi prej 500 euro, në krahasim me blerjen e një bombe ku ishte instaluar vetëm një detonator.

Ky detaj ka dalë nga përgjimet e kryera nga agjentët e policisë, të cilët gjatë një blerje të stimuluar të një bombe me celular, pranë tre togerëve të ushtrisë, Alban Donaj, Kleo Gjinkola dhe Fran Kola, kanë konstatuar se këta të fundit shisnin bombat e montuara, kundrejt dhe sigurisë së tyre për të shpërthyer.

Në bisedat e përgjuara, tre ushtarakët komunikojnë me njëri-tjetrin duke përcaktuar çmimin e bombës C4 me telefon që do të shisnin tek agjenti i infiltruar i policisë.