Zbardhen projekt-vendimet që do të votohen ditën e sotme në Kongresin e Partisë Socialiste. Sipas dokumentit të siguruar nga gazetarja e Report Tv Klesiana Omeri, zgjedhjet për stukturat e PS-së do të zhvillohen në pesë faza, në periudhën shtator 2019-janar 2020.
Përkatësisht, faza përgatitore do të jetë në datën 1-14 shtator. Faza e parë ku do të zhvillohet zgjedhjet në organizatat Socialiste do të zhvillohen në datën 16-10 nëntor. Faza e dytë do të përkojë me zgjedhjen e delegatëve më 16 nëntor 2019, ku për stukturat e partisë brenda vendit do të ketë 1 delegat për 150 anëtarë partie dhe për stukturat në emigracion 1 delegat për 200 anëtarë partie.
Faza e tretë do të zhvillohet 17 nëntor- 7 dhjetor ku do të bëhet zgjedhja e kryetarëve të partisë në Bashki. Në fazën e katër dhe të pestë do të bëhet Konstituimi i Këshillave të Bashkisë dhe më pas Kogresi i PS dhe konstitumi i organeve që zgjidhen prej tij.


Lajmi kryesor:
8 ndryshime në kupolën drejtuese të PS! Paralajmëron Rama: Kush s'kap ritmin përjashtohet (VIDEO)










