Moti i keq me reshje shiu dhe bore ka përfshirë të gjithë Shqipërinë ndërsa vihet re dhe një rënie e ndjeshme e temperaturave
Mirditë- Gjatë natës zonat malore të Mirditës janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore të cilat kanë vijuar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me stuhi në zonat mbi 300 metra mbi nivelin e detit. Në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë, trashësia e dëborës ka arritur në disa centimetra, duke bllokuar rrugët e fshatrave. Po ashtu, raportohet të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa lëvizja në Rrugën e Kombit nga Repsi në Thirrë po mbahet në monitorim, pasi ka prani të ngricave në rrugë.
Puke - Reshje bore dhe erëra të forta janë raportuar edhe në Pukë, me prezencë ngricash në rrugët nacionale. Borëpastrueset vijojnë hedhjen e kripës në të gjitha rrugët që përshkojnë zonën. Erërat që grumbullojnë dëborën kanë bllokuar segmentin rrugor të Iballës. Në disa fshatra mungon energjia elektrike.
Dibër- Reshje bore kanë përfshirë edhe qarkun e Dibrës. Reshjet kanë qenë me intensitet mesatar, trashësia në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës ka arritur rreth 20 cm, ndërsa në zonat e thella varion deri në 40 cm. Akset rrugore janë pjesërisht të kalueshme me zinxhirë. Aksi kombëtar Peshkopi-Tiranë për momentin është i kalueshëm me zinxhirë, aksi Peshkopi-Kukës i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë, aksi Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë.
Kompanitë kontraktore kanë bërë pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës,por reshjet vazhdojnë ndaj, drejtuesit e mjeteve duhët të reduktojnë shpejtësinë, lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët.Në Rrugën e Arbrit lëvizja është e detyrueshme me zinxhirë dhe kalohet me vështirësi
Korçë - Këtë mëngjes rreshjet e dëborës janë prezente në qytetin e Korçës dhe në të gjithë qarkun. Aktualisht nuk ka asnjë problematikë nga rreshjet, rrugët janë të hapura por autoritetet apelojnë që drejtuesit e mjeteve që duhet të bêjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë në zonat e prekura nga rreshjet. Puna për pastrim dhe kriposje ka nisur prej mëngjesit në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, Grabovicë e në çdo aks të qarkut të prekur nga dëbora për largimin e saj nga rruga dhe gjithashtu për kriposjen. Çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Ndërkohë që këtë mëngjes rreshjet e dëborës janë prezente edhe në qytetin e Korçës. Nuk ka probleme me reshjet e borës.
Lajmi kryesor: