Aleksandër( Esat) Dushaj, autori i vrasjes së dy vëllezërve Shkambi , më 2 janar në Drishtë të Shkodrës, ka biseduar në telefon me Skënderin, njëri nga vëllezërit një ditë përpara se t'i vriste.
Sipas policisë, e cila ka zbardhur telefonatën, autori Dushaj kishte kërkuar më parë dorën e vajzës së njërit prej vëllezërve, Skënder Shkamit, por ky i fundit, kishte refuzuar, pasi Dushaj njihej se person me precedentë penalë.
Dhe për ta mbajtur larg Dushajt, ai kishte dërguar vajzëne e cila mësohet se ëhstë 20-vjeç në Britani.Por autori i vrasjes, kishte shpresuar se vajza do të kthehej për festat e fundvitit së bashku me Skënderin, gjë që nuk ndodhi.
Një ditë para masakrës, Dushaj i kishte telefonuar Skënderit dhe i kishte kërkuar që ta sillte vajzën në Shqipëri, një telefonatë që kishte përfunduar me grindje dhe fyerje mes palëve.
Pas këtij refuzimi, Dushaj ka marrë armën tip automatikë, dhe pasi u ka zënë pritë dy vëllezërve Abdullah dhe Skënder Shkambi, i ka qëlluar me breshëri, duke i lënë të vdekur. Fshati Drishtë i Postribës, njihet si zonë fanatike, në të cilin nuk pranohen krushqit brenda fshatit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com