Zbardhet deklarata e Samitit të Brukselit: BE të mbështesë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor! Firmosin Kosova dhe Serbia

Zbardhet deklarata e Samitit të Brukselit: BE të mbështesë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor! Firmosin Kosova dhe Serbia

BRUKSEL- Zbardhet deklarata përfundimtare e Samitit të Ballkanit Perëndimor  të mbajtur dje në Bruksel ku kanë firmosur edhe Kosova dhe Serbia. Në deklaratë thuhet se parlamentet luajnë një rol kyç për axhendën e reformave të Bashkimit Europian, ndërsa shpreh gatishmërinë e saj për të mbështetur perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ata e cilësojnë se Samiti i Zagrebit mund të kthejë besimit tek politika e zgjerimit, duke e quajtur atë një proces në favor të dy palëve.

DEKLARATË E PËRBASHKËT

“Ne, Kryetarët e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, bashkë me Presidentin e Parlamentit Evropian

dhe Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, i cili përfaqëson Presidencën kroate të Këshillit të BE-së,

1. Rikonfirmojmë rolin kyç të parlamenteve për çuarjen përpara të axhendës së reformave të BE-së dhe për ruajtjen e aspiratës evropiane të popujve të Ballkanit Perëndimor;

2. I bëjmë thirrje Këshillit Evropian që të vazhdojë të mbështesë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, bazuar ne plotesimin e kritereve te anetaresimit, dhe të japë një mesazh politik të qartë dhe pozitiv në lidhje me hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe dhenien e statusit te vendit kandidat;

3. Gjykojmë se Samiti i Zagrebit mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm për të kthyer kredibilitetin e politikës së zgjerimit dhe për ti dhënë këtij procesi një shtysë të re efektive përmes konkluzioneve konkrete që do ta çonin rajonin më pranë BE-së dhe do të garantonin qëndrueshmërinë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor;

4.   Konfirmojmë angazhimin e plotë të parlamenteve tona për të marrë pjesë në reflektimet për një “qasje të re” ndaj zgjerimit, në mënyrë që procesi të bëhet më demokratik, më transparent dhe më pranë qytetarëve dhe shoqërisë civile; rikonfirmojmë se sundimi i ligjit është – dhe duhet të mbetet – një gur themeli i procesit të anëtarësimit; 

5.   Besojmë fort se zgjerimi i Bashkimit Evropian do të jetë në dobi të popujve të Ballkanit Perëndimor dhe të Vendeve Anëtare të BE-së, dhe mund të sjellë pajtimin aq të nevojshëm në rajon;

6.   Gjykojmë që, ndërsa përgatitjet për Konferencën mbi të Ardhmen e Evropës po ecin me shpejtësi, Ballkani Perëndimor Gjashtë duhet të jetë tërësisht i lidhur me punën e Konferencës;

7.   Jemi plotësisht të angazhuar të punojmë së bashku për të forcuar demokracinë parlamentare dhe dimensionin parlamentar të procesit të zgjerimit, si dhe për të thelluar kulturën parlamentare, të bazuar në arritjen e konsensusit përmes një dialogu për qëllim të mirë, të hapur, gjithëpërfshirës dhe jo-konfrontues, i udhëhequr nga interesi për paqe të qëndrueshme; theksojmë rëndësinë e programeve për mbështetjen parlamentare dhe të ngritjes së kapaciteteve, të realizuara në nivel lokal dhe rajonal, të mbështetur nga Parlamenti Evropian;

8. Besojmë se fuqizimi i parlamenteve është një pjesë thelbësore e procesit të zgjerimit, pasi vetëm parlamentet e fuqizuara dhe efikase, me kultura të forta të dialogut gjithëpërfshirës dhe arritjes së konsensusit, mund të jenë motorë të vërtetë dhe efektivë të reformave.

Së fundmi, ne, Kryetarët e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë, me mbështetjen e plotë të Presidentit të Parlamentit Evropian dhe Kryetari i Parlamentit te Kroacise, i cili perfaqeson Presidencen kroate te Keshillit te BE-se, angazhohemi për të drejtuar parlamentet tona përkatëse në këtë rrugëtim dhe të ndihmojmë për të krijuar një moment të ri politik në procesin e zgjerimit që i përgjigjet pritshmërive të të gjithë qytetarëve tanë.

David Maria Sassoli

President i Parlamentit Evropian

Gordan JandrokovićKryetar i Parlamentit të Kroacisë

Gramoz Ruçi

Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Denis Zvizdić

Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, Asambleja Parlamentare e Bosnjë-Hercegovinës

Dragan Čović

Kryetar i Dhomës së Popujve, Asambleja Parlamentare e Bosnjë-Hercegovinës

Glauk Konjufca

President i Kuvendit të Kosovës

Ivan Brajović

President i Parlamentit të Malit të Zi

Talat Xhaferi

President i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Maja Gojković

Kryetare e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sylejmën Selenica: 29/01/2020 16:06

    Shyqyr qe nxorem nje emer Glauk se vetem Bexhet, Kudret,Sadet, Remzi, Ali, Bedri, Islam, Bajram, Muhamer, etj Po degjojme. Keshtu shqiptarët nuk mund te akuzohen tani si myslimane.

    Përgjigju
    • Atdheu: 29/01/2020 17:19

      Të lumt sulo ( Sylejmën Selenica ) Vetëm ti dhe shejtani rraxhim e dijn se cfarë deshte të thuash. Europa dhe Bota nuk janë injorant si ti...Shqiptarët jan si Komb Shqiptar, ndërsa ka Musliman, ateist, të Krishter, ( Orthodoks, Katolik Protestant, 7 ditësh, Jahudi, Budist etj ).Lutem që mos të lexojn Europianët dhe të thon paska Pallosha akoma te Shqiptarët që nuk bëjnë dallim Kombin nha Besimi. Ore pallosh Një ? për përkatësin tënde Kombtare...Na thuaj Pallosh Gjermani Katolik dhe Gjermani Protestant a janë të njejt me Gjermanin Ateist...Bëja vetit një nder fshije komentin...Sepse hedh dyshim në prindët e Tu.Ore pallosh në Shqipëri ka mbi 1000 Femëra me emërin Stalina ( Që ndoshta nuk e duan atë emër ) dhe kan mbet Shqiptare..E ti si sulejmën reflekton sikur je gjen sllavi...

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë