“E kisha si vëllanë tim nuk doja ta vrisja” ka qënë kjo dëshmia që ka dhënë Jasin Sulo para zëvendësprokurorit të Comos, Pasquale Adesso. 3o-vjecari ka vrarë më 30 dhjetor të 2015-ës bashkëatdhetarin e tij Ermal Abdushin.
26 vjeçari i vrarë dhe Sulo ndodheshin në shtëpinë e këtij të fundit, kur ka ndodhur ngjarja. 30-vjeçari ka deklaruar se pistoletën me të cilën u vra me plumb në gojë Abdushi, e kish blerë për t'u mbrojtur nga grabitësit. Ndërkohë që pistoleta rezulton se është vjedhur dy ditë para vrasjes.
Sulo pretendon se po i tregonte pistoletën shokut duke menduar se nuk kishte plumb. Por në fakt arma ishte e mbushur çka solli vdekjen e të riut.
Ai vdiq menjëherë pavarësisht se Sulo dhe të tjerët u përpoqën ta dërgonin në spital. Ndaj Sulos rëndojnë "akuzat e vrasjes", "armëmbajtjes pa leje" dhe "grabitjes".
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com