-
Kronikë
Vrasja e Hekuran Billës, lirohen nga qelia Sebastian Mali dhe Viktor Marku! Asnjë i dënuar për atentatin e bujshëm tek 'Komuna Parisit'
Afro një vit pas arrestimit në Mal të Zi si i dyshuar për vrasjen në bashkëpunim ndaj Hekuran Billës, Viktor Marku dhe nipi i tij Sebastian Mali nga burgu shkojnë në arrest shtëpie
27 Shtator 2021, 14:32 -
Vrasja e biznesmenit Billa/ Arrestohet personi i katërt, transportoi me makinë Viktor Markun! I njëjti autor që qëlloi drejt kushëririt të deputetit të PS
Gjekson Pusi 33 vjeç është personi i katërt i cili u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Hekuran Billa. Pusi u arrestua këtë të martë, ndërsa sipas policisë është i njëjti autor me ngjarjen në Shkodër, ku qëlloi me armë zjarri në drejtim të Fatjon Harushës kushëririt të dëputetit të PS, Luan Harusha.
30 Qershor 2020, 15:58 -
Nxori në pritë Billën/ Burg për Adjola Lakrën! Pamjet e saj në gjykatë: S'kam marrë para! Gjeta nipin e autorit që i binte timonit me grushte më tha 'kanë vrarë Lanin'
Adjola Lakra, e dashura që nxori në pritë Hekuran Billën për tu ekzekutuar në zonën e Komunës së Parisit te Kristali, ka dalë ditën e sotme para Gjykatës së Tiranës ku është vendosur masa 'arrest me burg' deri në përfundim të hetimeve për ngjarjen. Lakra tha se nuk ka asnjë lidhje me atentatin dhe ka mohuar të ketë marrë para nga Viktor Marku dhe ish i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në ekzekutimin e 40-vjeçarit.
29 Qershor 2020, 10:03 -
U infiltrua nga hasmi/ Biseda e fundit e Billës me të dashurën, telefoni i hapur edhe pas ekzekutimit! Vajza iku me nipin e autorit, u filmuan nga kamerat
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në Tiranë. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billës, e cila e nxorri në pritë ka qenë telefonata e fundit që 40-vjeçari ka pasur para se të ekzekutohet. Lakra ka qenë duke folur me të në telefon, telefonatë kjo e cila ka qëndruar hapur edhe pas ekzekutimin. Ka qenë kjo një nga indiciet e policisë për të vënë 26-vjeçaren në vëzhgim dhe përgjim.
27 Qershor 2020, 09:54 -
Ekzekutimi në Tiranë/ Hasmi i infiltroi të dashurën Billës, që ta nxirrte në pritë! Zbardhet dëshmia e vajzës së arrestuar: Më pagoi Viktor Marku
Arrestohet një 26-vjeçare si bashkëpunëtore për vrasjen e Hekuran Billës. Me arrestimin e Adjola Lakrës, shkon në tre numri i personave të arrestuar lidhur me këtë ekzekutim. Hakmarrja për këtë ngjarje është pikërisht pista kryesore në të cilën po zhvillohen hetimet.
26 Qershor 2020, 11:39 -
Ekzekutimi i Billës/ Dëshmia e Markut: S'kam vrarë njeri! Avokati: U arrestua pa urdhër ndalimi! Sebastian Mali student i shkëlqyer i Juridikut! Nesër vendimi
"Nuk kam vrarë njeri, policia të gjej kush e vrau Hekuran Billën pasi unë isha në Mal të Zi". Me këtë Alibi, Viktor Marku ka mohuar përfshirjen në atentatin e 11 qershorit ku u vra Hekuran Billa. Ndërsa seanca për caktimin e masës së sigurisë për të, u shty derisa në dosje të futet edhe praktika e ndalimit nga policia malazeze për të dyshuarin Viktor Marku.
22 Qershor 2020, 10:49 -
Makinat me qira zbulojnë përfshirjen e dajë e nip në atentatin e Hekuran Billës, tregtari u nxori emrin në polici (Detajet)
Viktor Marku, hasmi i Hekuran Billës rezultonte prej 19 janarit 2020 jashtë Shqipërisë. Hyri ilegalisht në Shqipëri, mori “Smart-in” me qira në Shkodër dhe planifikuan vrasjen e Billës. Nipi i tij Sebastiani mori makinë me qira për të dashurën, por koordinoi sulmin me armë ndaj Hekuran Billës.
21 Qershor 2020, 09:15 -
Akuzohet se vrau Billën duke marrë hakun e vëllait, Viktor Marku arrestohet në Mal të Zi një ditë pas nipit dhe i dorëzohet policisë shqiptare
Vëllai i Prel Markut u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria për vrasjen, ndërsa policia malazeze e prangosi 8 ditë më pas. Në Mal të Zi, Viktor Marku ka hyrë ilegalisht dhe ka tentuar që të largohet që andej me identitet tjetër, por është prangosur.
19 Qershor 2020, 17:44 -
Vëllai e nipi morën hakun për vrasjen në Angli, arrestohet i riu bashkëpunëtor, del videoja që zbuloi vrasësit, si e pritën Billën dhe më pas u larguan për në Pezë
Report Tv ka siguruar një video të dinamikës së ngjarjes, ku Sebastian Mali ka vëzhguar lëvizjet e shënjestrës. Ai e priti te kryqëzimi që të çon te qendra tregtare dhe në momentin që Hekuran Billa futet, i riu akuzohet se ka sinjalizuar atentatorët që dy minuta më pas e ekzekutuan. Më pas Mali largohet për të pritur atentatorët në Pezë, ku i largoi pas vrasjes. Gjithashtu në video dallohet dhe momenti kur atentatorët largohen pas ekzekutimit.
18 Qershor 2020, 09:26