Atentati në Kurbin, 4 autorët e maskuar shkuan me ‘Range Rover’ të zi në firmën e inerteve! Njëri foli gjuhë të huaj dhe qëlloi me breshëri plumbash

LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin me armë zjarri të një ditë më parë ndaj biznesmenit Ardjan Gjeloshi, ku mbeti i plagosur ky i fundit dhe i vrarë 70-vjeçari Selman Mihana, ekonomist pranë kompanisë së përpunimit të inerteve në Gurëz të Kurbinit.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe mbledhja e dëshmive në vendin e ngjarjes, rezulton se autoret kanë qenë 4 persona. Sapo shënjestra e tyre ka hyrë në biznesin në pronësi të tij, atentatorët kanë ardhur me një automjet Rang Rover, ngjyre e zezë, të cilën e kanë ndaluar tek porta hyrëse e kompanisë së inerteve dhe tre prej tyre kanë zbritur nga makina dhe të maskuar dhe me veshje të zeza janë afruar në këmbë drejt godinës së administratës ku ishte dhe pronari Ardian Gjeloshi.

Sapo janë afruar njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të 51-vjeçarit Gjeloshi, por vetëm dy prej tyre e preken në trup pasi arriti të largohet dhe të hynte në zyrë. Nën shoqërinë e shënjestrës ishte ekonomisti i firmës Selman Mihana, i cili në tentativë për të mbrojtur pronarin mori disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Në momentin e ngjarjes ka patur dhe punonjës të tjerë brenda kompanisë së inerteve të cilët po shpërndaheshin për të nisur punën dhe kanë shpëtuar për mrekulli.

Pas ngjarjes tre personat e maskuar janë larguar dhe kanë hipur sërish të automjetin Range Rover, ku po i priste personi i katërt i cili kishte rolin e shoferit. Sipas dëshmive të punonjësve të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes, njëri prej autoreve ka folur në gjuhë të huaj, por nuk kanë arritur ta kuptojnë se çfarë ka thënë.

Ndërkohë përgjatë 24-oreve policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor në identifikimin e autoreve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes, pasi në vitin 2002, 51-vjeçari Ardjann Gjeloshi bashkë me të vëllanë ishin përfshirë në një ngjarjes, nga ku mbeti e vrarë një grua dhe i plagosur një efektiv policie, por në sitë po kalojnë edhe konflikte të tjera që mund të ketë patur shënjestra e këtij sulmi me armë zjarri.

Atentati me armë zjarri ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit të së shtunës, 10 shkurt, sapo shënjestra kishte hyre në biznesin e përpunimit të inerteve në pronësi të tij në fshatin Gurëz të Kurbinit, ndërsa referuar dinamikës së ngjarjes mendohet se autorët i kanë ruajtur lëvizjet e tij.

 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taqo.: 11/02/2024 20:54

    Anje krim nuk behet pa ok te policise.Policet ne vende te parandalojne ngjarjet kriminale,i nxisin ato.Ne Komisaritin e Policise Sarande Shefi i krimeve Sevastian Ndreu nxit dhe mbron shperdaresit e droges ne Sarande.Kam denoncuar dhe here tjeter kete person qe faforizon dhe mbron djalin e Klemente Bellos qe leviz lirshem ne Sarande me nje audi 30 mije euro,vartesin e tije,i cili i ka dhene apartamentin qe rri pa qira. Klemente Bello ka nje jete qe kompromenton te gjithe shefat qe vijene ne sarande,duke i sistemuar tek pallati i tije.AMP nuk i shikon keto fenomene.me se e ka blere Shefi Krimeve Sevastian Ndreu makinen qe leviz ?

    Përgjigju
  • Arkitekti: 11/02/2024 11:02

    Hetoni shefin e komisariatit te kurbinit se po flitet shume per te, 2-3 dite para futet e ben gati terrenin per grupe vrasesish. Ne komisariatin e lacit po vidhen gjerat personale te te shoqeruarve eshte skandal. Shef Shkelzeni thone i ka te forta andej nga fieri, nuk pyet as drejtorin e Lezhes. Z. Balla hidhi syte nga Kurbini se po te mashtrojne! Keni shef komisariati qe thote dhe vete drejtoria lezhes qe po hetohet per perfshirje ne vrasje duke favorizuar autoret! Skandal!

    Përgjigju
  • Qytetari: 11/02/2024 08:18

    Ne rast se paska qene i perfshire ne nje vrasje, si doli? Kush po vuan denimin per ate vrasje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcon sigurinë dhe rolin e Shqipërisë baza e NATO-s në Kuçovë?



×

Lajmi i fundit

Gjermania vlerëson angazhimin e Malit i Zi ndaj reformave evropiane

Gjermania vlerëson angazhimin e Malit i Zi ndaj reformave evropiane