Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë do të zhvillohen në fund të muajit qershor, sipas kalendarit që u bë publik sot nga Ministrija e Arsimit. Testimet do të nisin më 19 qershor dhe do të përfundojnë më 30 qershor, duke përfshirë të gjitha lëndët e detyruara për nxënësit që mbyllin ciklin e arsimit bazë.
Provimi i parë do të jetë ai i Gjuhës Shqipe, i planifikuar për datën 19 qershor. Më 22 qershor do të zhvillohet provimi i gjuhës amtare për nxënësit që i përkasin pakicave kombëtare, ndërsa më 25 qershor nxënësit do të testohen në Matematikë. Cikli i provimeve do të mbyllet më 30 qershor me provimin e gjuhës së huaj, i cili do të zhvillohet në një nga katër gjuhët e përcaktuara nga programet mësimore: anglisht, frëngjisht, italisht ose gjermanisht.
Të gjitha provimet do të zhvillohen në të njëjtën orë, duke nisur në orën 10:00 të paradites, dhe do të zgjasin dy orë e tridhjetë minuta. Nxënësit do të duhet të paraqiten në ambientet e shkollës sipas udhëzimeve të drejtorive arsimore dhe të respektojnë rregullat e administrimit të provimit, ku përfshihet edhe ndalimi i përdorimit të telefonave apo pajisjeve të tjera elektronike gjatë testimit. Siç thotë edhe Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro në Facebook: "telefonat në shtëpi dhe dijet në mendje, sepse aty e marrin vlerën e vërtetë."
Postimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në Facebook
Komente











