Kandidatja e 17 e LSI-së, Lindita Veliasi duket se nuk është mbështetur as nga partia e saj për të marrë një mandat këshilltari, gjë e cila rëndon më shumë vendimmarrjen e KQZ-së dhe e bën çështjen më të komplikuar në përplasjen e interesave politike.
Të mërkurën, KQZ vendosi që t’ia japë mandatin e Floida Kërpacit, Genta Mezinit, e 19-ta në listë, dhe jo kandidates Lindita Veliasi, e 17-ta në listë.
Për këtë, burime pranë KQZ i thanë Shqiptarja.com se i ishin referuar një shkrese të ardhur nga Këshilli Bashkiak.
Shqiptarja.com sjell shkresën e sjellë nga ky këshill në drejtim të KQZ-së, ku sekretari i këshillit, Behar Zeneli, përfaqësues i LSI-së, i thotë KQZ-së se mandati i Kërpacit duhet t’i kalojë Mezonit, dhe jo Veliasit, pasi kjo e fundit ishte punonjëse e bashkisë dhe ishte në konflikt interesi.
Mbi këtë shkresë KQZ ka mandatuar Mezinin, duke shkelur të drejtat kushtetuese të Veliasit.
Ajo as nuk u pyet nga KQZ e as ju mor mendim shkresor e zyrtar nëse pranonte punën në bashki, apo mandatin e këshilltares. Institucioni i punës, qoftë edhe vetë këshilli bashkiak, aq më keq ku ai drejtohet nga e njëjta parti me shkresë, nuk mund të
përfaqësojë një individ.
Çështja dërgua sot në Kolegj Zgjedhor dhe vendimi merret të hënën.

Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com