Policia e Shtetit zbardh listën e 102 nga 290 kandidatët që aplikuan për 48 vëndet e reja në krye të Komisariateve.
Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin “Shef Komisariati”, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për këtë pozicion, shpalli listën e pikëve të fituara gjatë procesit të konkurrimit.
Gjatë fazës së aplikimit, shprehën interes 290 kandidatë, ndërkohë që gjatë fazës së verifikimit të dokumentacionit 16 prej tyre u skualifikuan, pasi nuk plotësonin kriteret për të vijuar konkurrimin.
Gjatë fazës së intervistimit, janë tërhequr nga konkurrimi 23 aplikantë. Nga 251 konkurrentë, 102 prej tyre kanë fituar më shumë se 70 pikë (dhe ne zbatim të rregullores u lind e drejta për tu emëruar).
“Të gjithë konkurrentet kanë të drejtën e ankimimit pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit, me vlerësimin përfundimtar të secilit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Janë në total 48 komisariate dhe priten 48 emërime nga kryepolici Ilir Proda. Komisioni përbëhej nga kryetarja Alma Përmeti, Ervina Gjana dhe Anisa Duçkollari si anëtare, teksa lista mban datën 11 Dhjetor (sot), pas përfundimit të konkursit.
Gazetari i Report TV, Sokol Dema, informon se mbi 70 pikë kanë mundur të marrin 4 nga 9 gratë në garë, Vera Vasia dhe Alda Prela, Nertila Meta dhe Edjona Dano.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Dhjetor, 10:15
Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?
-
Veliajt
63.3%
-
Berishës
24.4%
-
Nuk e di
12.3%
Vota total: 4537
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Kundërshtim policie, vjedhje dhe publikim i fotove intime, 3 të arrestuar dhe një në kërkim brenda pak orëve (EMRAT)
6 Dhjetor, 13:24
-
Tiranë/ Shantazh me 20 mijë euro për të mos i publikuar foto e video intime, arrestohen 3 persona! Mes tyre dhe një femër (EMRAT)
6 Dhjetor, 12:53
-
Policia e shtetit bën bilancin për nëntorin: U sekuestruan 1.8 mln euro pasuri e krimit, 568 në pranga për vepra të ndryshme penale
6 Dhjetor, 09:29
-
Drejtori Ilir Proda pret në takim Ambasadorin e Holandës: Policia jonë e shtetit dhe ajo holandeze skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit
5 Dhjetor, 16:17
-
Gara për shefat e 48 komisariateve/ Komisioni i Vlerësimeve të Aplikimeve nis intervistimin e kandidatëve
5 Dhjetor, 14:03
-
Hoxha: Rusia luftë hibride në Ballkanin Perëndimor, i janë shtuar edhe portale shqip! Braçe: Nëse dezinformimi nuk adresohet, ndikon zgjedhjet
4 Dhjetor, 10:45
-
Gara për shefa komisariatesh, të hënën nisin intervistat! Shefat e rinj zgjidhen nga komisioni me 3 gra
30 Nëntor, 10:46
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia reagon sërish: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor, 12:12
-
RENEA stërvitet nga forcat speciale GSG9 të policisë gjermane
27 Nëntor, 14:26
-
Flamur Noka kërcënon zv.drejtorin e Policisë: Do të të shtyp personalisht! Bizhga ia kthen me buzëqeshje (VIDEO)
26 Nëntor, 19:21
-
Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Finanza 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit! Lufta jonë tani përqëndrohet këtu
26 Nëntor, 11:18
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53