Zbardhet pas 17 vitesh në ’Pa Gjurmë’ dëshmia për 9-vjeçarin e humbur Artur Cara: Hipi në makinën tip ’Fuoristradë’, personi i veshur polic e gënjeu me para

Të dy dolën në punë si çdo ditë dhe lanë takim mesditën e 7 korrikut të vitit 2004, por Arturi nuk u takua me të vëllanë duke humbur çdo gjurmë të tij. Dëshmia që mbërriti pasditen e kësaj të enjte, në ’Pa Gjurmë’ hedh dritë mbi detaje të asaj ditë, kur Artur Cara është kontaktuar nga një burrë i bëshëm me mustaqe, i veshur me uniformë policie. Ky përshkrim vjen nga i pari dëshmitar okular, i cili e njihte Arturin, ndërsa takoheshin bashkë në të njëjtin treg të qytetit të Elbasanit. Ai ka pranuar të flasë për herë të parë rreth asaj dite, ndërsa në dëshminë e tij shton se i njëjti person u kishte kërkuar të dy djemve ta ndihmonin për të ngjitur ushqimet në banesën e tij. Në këtë bisedë telfonike bërë me gazetaren Odeta Dume dëshmitari thotë se ai vetë nuk kishte pranuar, ndërsa Arturi fillimisht kishte hezituar, por pasi burri i panjohur i kishte ofruar shumën prej 10.000 lekësh kishte hypur në makinën tip ’Fuoristradë’. 

Dëshmitari: ’A do vish me xhaxhin i tha, t’i çojmë deri tek shtëpia dhe të sjell xhaxhi prapë’ ? Ishte një person me uniformë policie me makinë tip ’Fuoristradë’, një përson me mustaqe. Ne të dy ishim bashkë dhe nuk ndaheshim nga njëri-tjetri. Na tha të dyve a do vini me xhaxhin t’ju jap nga 10.000 mijë lëkë dhe ju sjell prapë tek markata ? Arturi ngaqë ishte i vogël u gënjye me lekët. Në darkë mora vesh se djali nuk ishte rikthyer më, kur e pashë nëpër lajme që kishte humbur.
Odeta Dume: Dhe ku e kishte banesën ai person ?
Dëshmitari: Nuk e mbaj mend me thënë të drejtën. Arturi në fillim refuzoi të shkonte, por kur pa 10.000 lekëshin aty u gënjye
Odeta Dume: Ju kujtohet çfarë ngjyre ka patur ’Fuoristrada’ ?
Dëshmitari: ’Fuoristrada’ ka patur ngjyrë të bardhë, si në ngjyrë qumështi pak a shumë
Odeta Dume: Në atë kohë, ju keni qenë i vogël, por mundët ta identifikonit atë person ?
Dëshmitari: Atëherë kam qenë i vogël, vetëm kaq mbaj mend, makinën ’Fuoristradë’, uniformën e policisë dhe ishte me mustaqe
Odeta Dume: E kishit parë këtë person ditë tjetër tek markata, apo ishte hera e parë që e shihnit ?
Dëshmitari: Këtë person ishte hera e parë që e shihja. Se në atë kohë vinin shumë policë që merrnin ushqime dhe ne u shërbenim, ndaj nuk i kushtonim shumë rëndësi. Ai person ka qenë pak i shëndoshë me pak bark, rreth moshës 45-50 vjeç, më shumë jo. 

Dyshimi i familjarëve mbetet ajo e pistës së rrëmbimit. Me flokë të zeza dhe sy të zinj, me një djegje në faqen e djathtë, një nishan në anën e majtë të shpatullës dhe një tjetër në anën e majtë të vetullës, janë këto shenjat dalluese të Arturit i cili sot është 25 vjeç. As fotot e tij të shpërndara në të gjitha pikat kufitare të vendit, as hetimet e policisë dhe prokurorisë së Elbasanit apo shpallja si i humbur dhe kërkimi nga Interpoli nuk kanë gjurmë. Deri në vitin 2013, dosja e Artur Carës mbeti në hije për policinë, derisa vetë babai i tij Jakupi bëri një deklaratë publike ku shprehte dyshime për pedofilin e sapo arrestuarit Ardian Prrenjasi, se mund të kishte qenë ai personi, që  kishte rrëmbyer djalin. Prrenjasi ishte kapur nga policia sepse dyshohej si abuzues seksual dhe vrasësi i një fëmije tjetër. Këto dyshime nuk u arritën të provoheshin sepse Prrenjasi nuk e pranoi të kishte lidhje më zhdukjen e Arturit megjithëse rezultoi se ai njihej me familjen Carja. 
 

O.D.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E dhimbshme: 28/07/2021 04:41

    , dhe tmerruese! Kush e din sa femije shqiptar, permes fotove/ videove , qarkullojne ne rrjetet e pedofileve gjith botes, nga fillimi demo(n)kracis?!!, per tmos menduar me te mundshmen, ate qe mbase nuk jetojne me!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot