Viti i ri shkollor vjen me një risi për nxënësit dhe mësuesit e arsimit parauniversitar, nga cikli fillor e deri tek ai i mesëm. Telefonat celular nuk do lejohen të përdoren gjatë procesit mësimor. Ky është urdhri i firmosur nga ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, të cilin e ka siguruar “Shqiptarja.com”. Nisma parashikon fokusimin e nxënësve por edhe të mësuesve në funksion të procesit mësimor, ndërsa vlen të theksohet se është hera e parë në vendin tonë që tentohet zbatimi i një mase të tillë të fortë.
Në urdhrin i cili mban datën datën 30 korrik 2018, thuhet se: “Ndalohet përdorimi i telefonit celular gjatë procesit mësimor si nga mësuesit dhe nxënësit në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar”. “Njësitë arsimore vendore dhe drejtoritë e shkollave janë përgjegjës për zbatimin e këtij urdhri dhe për marrjen e masave sipas akteve normative në fuqi në rast të shkeljes së tij”.

(Urdhri i ministres së Arsimit për ndalimin e celularëve në shkolla)
Ministria e Arsimit është kujdesur të parashikojë edhe rastet e shkeljes së urdhrit për të cilin do ketë masa penalizuese si për nxënësit ashtu edhe mësuesit. Burime nga Ministria e Arsimit thanë për “Shqiptarja.com” se shkelësit e këtij urdhri rrezikojnë deri në përjashtim nga shkolla për rastin e nxënësve si dhe pezullim e shkarkim nga puna mësuesve.
Parashikohet që në fillim të mësimit, nxënësit të dorëzojnë telefonat celularë në dollapët e klasave respektive dhe do t’i marrin ato vetëm në përfundim të procesit mësimor. Mbetet për t’u parë si do ta presin nxënësit dhe mësuesit urdhrin e ri dhe ndër më të fortët të Ministrisë së Arsimit.
Më herët, një praktikë e tillë u zbatua në Francë dhe pritet që nga shtatori i këtij viti, të implementohet edhe në vendin tonë, çka do të përbënte një risi për sistemin tonë arsimor parauniversitar.
-
Ooo asnjeri nuk do e zbatoj ket ligj do ikin te gjith nga shkolla dhe pa telefon nuk do rrijne
Përgjigju -
Ishalla kan per ta mbajt premtimin , se para nje viti isha ne shqipri dhe erdhi djali I vllajt duke qare se thoshte me ka than msusja se duhet me te ble prindit telefon per me ba detyrat.
Përgjigju -
Shume mir bravo te mesohemi pak pa lefon se jemi ber fare 24 ore me tel
Përgjigju -
o zot cfar mekati kan ber shqiptaret qe ben nikollen ministri nje cop injorante ..
Përgjigju-
injorant je ti qe ke vizion te shkurtur si shqupi
-
Ishhte me mire Nard Ndoka minister apo jo shqupi
-
-
Më në fund...
Përgjigju









Komente
Komento