Zbardhet vendimi i gjykatës, Musabelli: S’jam i dënuar, ja si arrita të bëhem i pasur

Zbardhet vendimi i gjykatës, Musabelli: S’jam i dënuar, ja si arrita të bëhem i pasur

Kreshnik Musabelli

Zbardhen detaje të reja lidhur me hetimin pasuror që prokuroria e Elbasanit po kryen ndaj Kreshnik Musabelli, 31-vjeçarit që një muaj më parë gjykata e Apelit Durrës, vendosi ti lirojë 4 pasuri që janë përllogaritur nga policia me vlerë 700 mijë euro. Sipas pretendimeve të Kreshnik Musabelli ka dhënë para gjykatës së Apelit, ai këto pasuri  i ka siguruar falë punës së tij si menaxher hotelesh në Greqi, borxheve të mara tek persona të ndryshëm dhe disa kredive bankare. Musabelli, i ka treguar gjykatës se gjatë periudhës kur daja i tij Besnik Braka dhe vëllai i tij, janë dënuar për trafik droge, ai ka qenë vetëm 14 vjeç dhe s’ka pasur asnjë lidhje me aktivitetin e tyre kriminal, pasi ai studionte në Kanada.

Në vendimin e gjykatës thuhet se: “..Kreshnik Musabelli, nuk është hetuar, gjykuar apo dënuar më parë me ndonjë vendim penal të formës së prerë..”.

Në vitin 2007, Kreshnik Musabelli, ka emigruar në Greqi dhe ka punuar aty në hotele dhe resorte luksoze si menaxher, deri në vitin 2012 ku dhe ka realizuar të ardhura financiare. Në datën 25 qershor 2014, ka marrë hua shumën prej 990.000 lekë. Gjithashtu në datën 11 mars 2016 ka marrë hua shumën prej 6.000.000 lekë të rinj. Po kështu në datën 7 prill 2016, ka marrë hua nga shumën prej 7.000.000 lekë të rinj. Sipas tij këto shuma financiare të mara hua, kanë shërbyer për të krijuar biznesin e një studio disko-grafike. Duke ju referuar të dhënave të servirura para gjykatës nga Kreshnik Musabelli, rezulton se në datën 11 maj 2016, ai ka blerë një bodrum me vlerën 45.000 euro të cilën në datën 17 maj 2016, e ka shkëmbyer me një apartament. Gjithashtu në vitin 2007 ka marrë kredi në shumën 50,000 euro në një bankë të nivelit të dytë, për të shlyer një nga borxhet. Në datën 5 mars 2019 ka blerë një sipërfaqe toke prej 5,090 m2 në fshatin Gjipal Bashkia Himarë, me vlerën prej 50.000 euro si dhe një depo me vlerën 5000 euro. Sipas prokurorisë Elbasan, ekzistojnë të dhëna për veprimtari kriminale nga ana e personit nën hetim, Kreshnik Musabelli, i evidentuar si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Besnik Braka, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Organi i akuzës, shprehet se në këtë grup, Kreshnik Musabelli, ka negociuar me persona të tjerë për tregtimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në vendet e BE-së. Pavarësisht këtij informacioni, Gjykata e Apelit Durrës në vendimin e lirimit të 4 pasurive që posedohen në emër të Kreshnik Musabellit, thotë: “Po të lexoni vendimin e shtetasit Nik Braka, është dënuar në vitin 2009 për veprën penale të kryer në vitin 2003, dhe po të bëjmë zbritjen aritmetike i bie që kërkuesi, Kreshnik Musabelli, të ketë qenë 13-14 vjeç dhe në këtë periudhë, ai ka qenë nën kujdesin e prindërve për tu shkolluar në Kanada. Çka vlerësojmë se ky informacion i bërë nga policia gjyqësore është i palogjikshëm dhe i paprovuar, ndryshe nga sa është, pretenduar nga Gjykata e Faktit Elbasan”.

Për këtë çështje me objekt të pastrimit të parave “Interpol Athina” në Greqi ka vënë në dispozicion të dhëna tek Interpol Tirana, sipas të cilës, vëllai i Kreshnik Musabelli, është evidentuar në vitin 2004 nga autoritetet greke për veprimtari të paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Por gjykata e Apelit thotë se “edhe këtu çmojmë se ky pretendim i organit procedues është mjaft i dyshimte dhe shkon në favor të Kreshnik Musabelli, pasi provohet qartë se në atë kohë Musabelli, ka qenë 14 vjeç dhe për këtë periudhë ka qenë pranë prindërve të tij, për tu shkolluar në shtetin e Kanadasë”.

Tashmë që prej datës 24 qershor 2020, një apartament me sipërfaqe 364.31 metra katror në lagjen “Edmin Matraxhiu”, një truall me sipërfaqe 5090 metra katror në fshatin Gjilekë në Himarë, një depo plehu kimik me sipërfaqe 200 metra katror në vendin e quajtur “Persa” në fshatin Gjilek, si dhe një automjet i markës “Audi Q7” me targë AA 048 PD në pronësi të 31-vjeçarit Kreshnik Musabelli, janë lënë të lira.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/07/2020 01:15

    Edhe Trumpit qe kur ishte nen 5 vjec dhe vellezerve te tij,babai i tyre u kalonte perhere shuma te medha dollaresh,pasi kishte gjetur nje menyre per te evituar ose zvogeluar sasine e taksave qe do t'i duhej ti paguante I.R.S.

    Përgjigju
  • Loni: 23/07/2020 21:28

    O plako ai me letra eshte ok edhe kjo ka rendesi organet ligjzbatuese Jan moter respektuar sepse 90 % e popullsise vuajne nga mbushja e barkut dalin can figura si djali qe more sukses te pa pare edhe me leke borxh. Gjths deri sa te vij drejtesia e vertete djali ti gezoj edhe ti shijoj we Kan punuar xhaxhi edhe I vellai. Edhe leku con ujin perpjete per ato qe se Kan degjuar kongen qelbasanllije.

    Përgjigju
  • Cirku: 23/07/2020 18:04

    Po ore si jo, se njerezit kane para shume te te japin ty borxh qe ti te blesh pasuri! Ahahaha ça rrenash qe fusin kto lacat.

    Përgjigju
    • rrenacaku: 23/07/2020 18:18

      .... dhe 14 vjec paska qene me studime ne Kanada, haaaaa , tipa si puna e ktij do e falimentojne Portokalline

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione