Zbardhet vendimi i gjykatës së Fierit/ Si e fitoi lirinë Ermali, nipi i diktatorit Enver Hoxha
Zbardhet vendimi i Gjykatës së Fierit që i dha lirinë Ermal Hoxhës, nipit të diktatorit Enver Hoxha i arrestuar si pjesë e grupit të laboratorit të kokainës të ngritur në Xibrakë
Report Tv dhe Shqiptarja.com sigurojnë vendimin i cili liroi nga burgu, nipin e diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxhën, i akuzuar për kokainën e gjetur në laboratorin e drogës në Xibrakë. Vendimi është marrë më 13 shtator dhe mban firmën e gjyqtarit të Gjykatës së Fierit, Piro Sota.
Në vendimin e siguruar nga gazetari Arsen Rusta për Report Tv , trupi gjykues arsyeton se ka pranuar kërkesën e Ermal Hoxhës për pezullimin e ekzekutimit të pjesës së mbetur të dënimit 1,6 vite burg, me kusht që gjatë një afati prove të barabartë me pjesën e mbetur të dënimit, i dënuari Ermal Hoxha të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.
Ndër të tjera, kërkohet që Ermal Hoxha gjatë kohës së proves të mos shoqërohet me persona të inkriminuar. Po ashtu Hoxha ka për detyrë të paguajë të gjitha shpenzimet proceduriale, që në vendimin e lirmit janë përcaktuar si 840 lekë.
Vendimi për lirimin e Ermal Hoxhës
Ermal Hoxha u arrestua gjatë operacionit Xibraka, pasi u zbulua një laborator i sofistikuar përpunimi kokaine më 14 janar të 2015. Ermal Hoxha bashkë me tetë të pandehurit e dosjes, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total. Në nëntor 2017, Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar.
Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim. Sipas hetimeve, i arrestuari tjetër i këtij operacioni, Ermal Hoxha, ka pasur rolin e financuesit dhe të financierit. Ai ishte personi që mbulonte likuidimin e drogës kur hynte në Shqipëri dhe që merrte paratë nga marrësit kur nxirrnin kokainë jashtë vendit.
Në prill 2018, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, kërkoi të shpallej i pafajshëm, duke i bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda në Gjykatën e Lartë. Atij i kishin mbetur edhe 1 vit e 6 muaj burg kur gjykata e Fierit vendosi të pranojë kërkesën
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2873
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deportohet bosi shqiptar i kokainës nga Britania e Madhe në Shqipëri, i dënuar me 25 vite burg! Mediat britanike: Mund të lirohet më herët
7 Qershor, 08:17
-
Goditet grupi që trafikonte emigrantë, 26 urdhër arreste, mes tyre 4 policë! Bizneset u siguronin kontrata fiktive pune, më pas aplikonin për vizë në BE! Sekuestrohen 1.1 mln euro e dollarë (EMRAT)
12 Prill, 10:22
-
Rezarta Shkurta shijon pushimet e luksit në Maldive me Ermal Hoxhën, "rrethuar" nga peshkaqenët dhe flamingot
27 Shkurt, 18:50
-
Daily Mail: Gangsterët shqiptarë kanë ‘uzurpuar’ tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar, burgjet po tejmbushen
4 Dhjetor 2023, 17:45
-
EKSKLUZIVE/ Laboratori i kokainës në Xibrakë, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Ermal Hoxhës për pafajësi
28 Nëntor 2023, 17:01
-
Shqiptari që “orkestronte në prapaskenë” trafikimin ndërkombëtar të kokainës
13 Nëntor 2023, 18:05
-
Brazili në prag të nxjerrjes së vaksinës kundër varësisë ndaj kokainës
26 Tetor 2023, 22:58
-
Shkatërrohen 2 grupe mafioze në Spanjë, njëra shqiptare! 32 në pranga, sekuestrohet droga me vlerë 4,1 milionë euro në ishullin Ibiza (VIDEO)
20 Shtator 2022, 07:55
-
Raportet për vitin 2021 të policisë greke dhe italiane: Rrjetet shqiptare zgjeruan aktivitetin në fushën e drogës! Rrugët që ndiqnin për transportimin e kanabisit dhe kokainës
26 Korrik 2022, 20:24
-
Shpërndante drogë me doza në Tiranë, arrestohet 29-vjeçari
15 Qershor 2022, 10:07
-
Shembja e pallateve të dëmtuar në Kombinat, Gjykata Administrative i jep të drejtë bashkisë
27 Nëntor 2021, 16:14
-
Kokainë, kanabis dhe dhunë në familje, 12 persona në pranga, 3 prej tyre të shpallur në kërkim
25 Nëntor 2021, 16:00
E ca ka ktu me u cudit? Ne te gjith boten demokratike jan kto lloj lehtesimesh penale, per disa lloj arsyesh. 1) Kosto e mbajtjes se dikujt ne burk 2) Mbikqyrje 3) Sjellje positive gjate denimit Respekte Ermal se sna ke mar gje neve vlla.
Përgjigju