Publikohet vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Lartë: SPAK të hetojë 21 janarin, duhet të zbardhet roli i kryeministrit Berisha dhe ministrit Basha

Publikohet vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Lartë: SPAK të hetojë 21 janarin, duhet të zbardhet roli i kryeministrit Berisha dhe ministrit Basha

Lulzim Basha, Sali Berisha, SPAK dhe vendimi për 21 Janarin

21 janari duhet hetuar dhe zbardhur pas hetimeve të bëra nga Prokuroria e Posaçme, detyrim i cili i vjen edhe nga vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, marrë 14 nëntorin e vitit 2023. Konstatimi është i qartë i Gjykatës së Lartë e cila jep argumente shteruese në vendimin e plotë dhe të arsyetuar të 12 marsit 2024, kur pranoi kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që krimi shtetëror i para 13 viteve të mund të shohë zbardhjen e plotë.

Kolegji i Gjykatës së Lartë thotë se është e rëndësishme të mbahet në konsideratë qëndrimi i Gjykatës së Strasburgut që thotë se çështja e përgjegjësisë së mundshme të zinxhirit komandues të Gardës nuk ishte zbardhur nga hetimi përkatës, që do të duhet të ishte përqendruar në natyrën e urdhrave nga zinxhiri komandues.

“Kolegji çmon të evidentojë – me këtë rast - se – në konformitet me përcaktimet e nenit 46 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut - Palët Kontraktuese (ku përfshihet edhe Shqipëria) – kanë detyrimin e konformimit ndaj vendimeve përfundimtare të Gjykatës (GJEDNJ), në çdo çështje ku ato janë palë, përmes ekzekutimit të tyre”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

 Gjykata e Lartë thotë se SPAK është i detyruar të regjistrojë procedimin penal dhe të zbardhë përgjegjësitë e Sali Berishës, Lulzim Basha, Ndrea Prendit e të tjerëve për vrasjen e 4 personave të pafajshëm në bulevard, për të cilën nuk është verifikuar në asnjë rast roli i drejtuesve shtetërore.

“Asnjëherë nuk është tentuar për të shtrirë hetimet - lidhur me “ngjarjen e 21 janarit” – ku mbeten të vrarë katër demostrues dhe të plagosur dhjetëra të tjerë – nga zjarri i armëve të përdorura nga efektive të Gardës Kombëtare të “barrikaduar” në brendësi të selisë së Kryeministrit - të ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përtej nivelit të mirëfilltë ekzekutues të krimit (krimeve) – të sipërcituar (efektivë të Gardës Kombëtare - përfshirë edhe nivelin komandues të saj) – por edhe të paballafaquar minimalisht (në të njëjtën kohë) me indiciet individualizuese – evidentuese të implikimit të nivelit më të lartë drejtues shtetëror – përfshirë Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm të kohës - përtej atij të mirëfillte ekzekutues – të vëna në dispozicion të organit të procedimit”, vijon më tej vendimi.

Vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Lartë tashmë në dorë të palëve, dhe SPAK duhet të regjistrojë procedimin penal. Marsin e kaluar në një vendim shumë të rëndësishme, Gjykata e Lartë rihapi 21 janarin, duke pranuar kërkesën e familjes së Aleks Nikës, e cila prej më shumë se një dekade kërkon drejtësi.

Drejtësia shqiptare ka dhënë vetëm 4 vite burg në total për 2 jetë të ndërprera, Faik Myrtajn dhe Ziver Veizin, në mes të bulevardit në demonstratën e 21 janarit, duke i konsideruar ato vrasje nga pakujdesia. Gjykata e Lartë vendosi në frymën e vendimit historik të një prej gjykatave më të rëndësishme ndërkombëtare, asaj në Strasburg për të Drejtat e Njeriut, e cila e vlerësoi 21 janarin krim shtetëror dhe që duhet hetuar si i tillë.

Strasburgu urdhëroi nxjerrjen e përgjegjësve të vërtetë, ata që urdhëruan gardën të shtijë me armë ndaj turmës së protestuesve, ndaj SPAK është përballë sfidës për t’i dhënë fund pritjes së pafundme për drejtësi për vrasjet e katër të pafajshmëve.

 (Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)                          

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari bashkiak i Doshit padit prefektin e Elbasanit: Çmimi i ujit u rrit me firma të falsifikuara! Do ti drejtohem edhe SPAK

Këshilltari bashkiak i Doshit padit prefektin e Elbasanit: Çmimi i ujit u rrit me firma të falsifikuara! Do ti drejtohem edhe SPAK