Zbardhet vendimi/ Pse rigjykimi i vrasjes së Azem Hajdarit do jetë në dorë të SPAK!

TIRANE - Një nga vrasjet më të bujshme në historinë e Shqipërisë, ajo e ish-deputetit Azem Hajdari  më 12 shtator të vitit 1998, është tashmë në duart e Gjykatës për Krime të Rënda, për të nisur gjykimin nga themeli. Për këtë vrasje, është dënuar në mungesë Izet Haxhia, truprojë e ish-presidentit të asaj kohe Sali Berisha, deri në vitin 1998. Me rikthimin e tij në Shqipëri, pas viteve të tëra arratie në Turqi, Izet Haxhia, tashmë pas qelisë, kërkoi rigjykimin nga e para të dosjes "Hajdari", vrasje për të cilën ka pretenduar pafajësi që në momentin e parë kur është akuzuar si ekzekutori i ish-dhjetoristit.

Gjykata e Tiranës, që e ka dënuar në mungesë me 25 vjet burg Izet Haxhisë, shpalli moskompetencë për të rigjykuar çështjen, duke ja kaluar Gjykatës për Krime të Rënda, që ka në kompetencë vrasjen e ish-deputetit.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka arritur të sigurojë vendimin e zbardhur të kalimit të dosjes nga Gjykata Penale tek krimet e Rënda.

Gjykata Penale argumenton se mund të linte vendimin në fuqi por se nuk e ka një kompetencë të tillë. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë dakordësuar kompetencat, thotë Gjykata Penale.

"Nëse vazhdojmë procesin, vendimi automatikisht i pavlefshëm", thuhet në argumentet e vendimit.

Me ngritjen e SPAK, Prokuroria e Krimeve të Rënda pushon së funksionuari po ashtu edhe Gjykata e Krimeve të Rënda e cila kthehet në Gjykatën e Posaçme. Pra, edhe rigjykimi i dosjes Hajdari pritet të kalojë në SPAK (Strukturën e Posacme Anti Korrupsion).

Për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia, një nga tre të dënuarit, ka fituar të drejtën e rigjykimit dhe procesi për të është hapur nga e para. Një tjetër kërkesë e rrëzuar Haxhisë ishte edhe ajo për përjashtimin e trupës gjykuese për të cilin avokati thotë se kërkojnë gjykatës me vetting të kaluar.

Izet Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës. Pas vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Haxhia u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.

Kur dosja të nisë rigjykimin nga e para tek Krimet e rënda, Izet Haxhia pritet të kërkojë sërish hetimin në gjendje të lirë, siç ka bërë edhe pas ekstradimit në Shqipëri, kërkesë që u rrëzua. Po ashtu, Izet Haxhia ka kërkuar dëshminë e afro 60 personave ish-zyrtarë që kanë qeverisur në atë kohë, mes të cilëve edhe ish-presidentit Sali Berisha.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 26/09/2019 13:36

    Dashte zoti Sali Krimineli te marre ndeshkimin e merituar me ne fund,shpresa eshte vetem SPAK!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit