Zbardhet vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, autori kapet në Dubai! Autoritet belge kërkojnë ekstradimin e tij

Vrasësi i shqiptarit Ardit (Arjan) Spahiu, i vrarë në Molenbeek në vitin 2020, është kapur në Dubai. Bëhet fjalë për një anëtar të një grupi kriminal, por nuk dihet nëse është shqiptar apo jo. Mediat belge shkruajnë se Belgjika ka kërkuar ekstradimin e tij nga Dubai, duke dashur ta bëjë kriminelin e parë të ekstraduar mes dy vendeve, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ardit Spahiu, 38-vjeç u qëllua në Molenbeek më 27 nëntor 2020 sapo doli jashtë një kafeneje. Autorët, tre të tillë, u larguan, por njëri prej tyre u kthye dhe qëlloi shtatë plumba të tjerë në drejtim të Spahiut duke e lënë të vdekur. Sipas autoriteteve belge, vrasja ka ndodhur pas një përplasje mes dy bandave shqiptare rivale të klaneve të drogës.

Vjedhja e shumë kilogramëve kokainë dyshohet se ishte shkaku i vrasjes, ndërsa sipas hetimeve grupi përveç Spahiut, grupi kriminal kishte dashur të vriste gjithë familjen e tij. Ardit Spahiu ndodhej ilegalisht në Belgjikë. Spahiu ka qenë i arrestuar në vitin 2010 në lidhje me vrasjen e 52-vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan, por më pas u la i lirë.

Spahiu është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu e  arrestuan më 18 shtator në Elbasan. 

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shakaron: 04/11/2022 16:27

    Erjon <3

    Përgjigju
  • Cuni i londres: 04/11/2022 11:47

    Po per keto raste qe degjojme perdite a ka justifikim kryeministri per tu mbrojtur? Ne jemi race e poshter dhe pike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!