Sektori Kundër Krimeve të Rënda, pas një hetimi intensiv disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Seksonin e Operacioneve Speciale & Kerkimit, arrestoi shtetasin Tatjan Ramazan Gjashta, 33 vjec, banues në Tiranë.
Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se më datë 24.01.2014, në afërsi të rrugës "Ali Pashë Gucia" Tiranë, pas një konflikti për motive pronësie, shtetasi Tatjan Gjashta ka goditur me sende të forta shtetasin Fatjon Tahiri, 34 vjec, duke i sjellë këtij të fundit vdekjen e menjëhershme.
Fillimisht, çështja është referuar në Prokurori si një vdekje natyrale, por pas verifikimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore - Tiranë është konkluduar se ndaj këtij shtetasi, ishte ushtruar dhunë me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas, Prokuroria e Rrethit Tirane, në bashkëpunim me Specialistët e Hetimit të Krimeve ndaj Jetës pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë, arritën të administronin provat ligjore në ngarkim të shtetasit Tatjan Gjashta, ku Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, me vendimin e datës 24.09.2014 ka nxjerrë masën e sigurisë "Arrest me burg" për këtë shtetas, për veprën penale të vrasjes me dashje, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Vazhdojne hetimet lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale, ndersa materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Vrasjes me dashje", parashikuar nga neni 76 të Kodit Penal.
/Shqiptarja.com