Zbatimi i protokolleve anticovid, ISHSH kryen 7 mijë kontrolle në terren

Zbatimi i protokolleve anticovid, ISHSH kryen 7 mijë kontrolle në terren

Në 10 ditë janë kryer 7 mijë kontrolle de monitorime në të gjithë vendin për respektimin e masave anticovid. Kontrollet janë kryer nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ku pjesë e monitorimit kanë qenë një grup i madh subjektesh.

ISHSH vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për ndërgjegjësim qytetarëve, të jenë edhe më të kujdesshëm për shëndetin e tyre dhe afërmve të tyre për t’u mbrojtur ndaj COVID-19.

"Qytetarët të nisin zbatimin e masave të distancimit sociale, higjienës personale dhe përdorimin e  maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu institucionet dhe bizneset  të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë", njihet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja