Zbërthimi i ‘Ghost’, në skenë edhe shqiptarët! Lidhjet me kryemafiozin italian, Shqipëria përdorej për trafikun e drogës drejt Europës Qendrore

Jo vetëm në Sky Ecc dhe Encro Chat, por shqiptarët kanë koordinuar aktivitet kriminal edhe në aplikacionin ‘Ghost’ që u shkatërrua nga autoritetet australiane, në një operacion të udhëhequr nga FBI.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat, krimi i organizuar në Shqipëri kishte lidhje të ngushta me mafien italiane, por edhe me eksponentë në Kanada.

Një kryemafioz italian, Giovanni Parlangeli ra në pranga pas zbërthimit të aplikacionit Ghost. Ai u arrestua në një shtëpi në Lecce, një provincë në Italinë Juglindore, ndërsa në momentin e bastisjes ka tentuar që t’iu largohet forcave policore.

Sipas medias Sunday World, grupet kriminale shqiptare kishin lidhje të ngushta me mafiozin italian, i cili ishte pjesë e grupit mafioz “Sacra Corona Unita”, që njihet si mafia e katërt e më e fuqishme e Italisë pas Ndranghetës, Camorrës dhe Cosa Nostrës.

Parlangeli, 43 vjeç, ishte në kërkim prej 2023, ndërsa doli edhe në bisedat e zbërthyera të Ghost. Ai është një nga dhjetëra personat e arrestuar, ndërsa kapja e tij është përshkruar nga policia evropiane si "shumë e rëndësishme" dhe "themelore" për luftën kundër trafikut të drogës në kontinent.

Sipas mediave, vitet e fundit, mafia “Sacra Corona Unita”, ku bën pjesë edhe Parlangeli, ka krijuar lidhje të forta me organizatat kriminale në Shqipëri të përfshira në trafikun e drogës në Europë. Grupi mafioz besohet se po përdor Shqipërinë si një pikë shpërndarjeje për të trafikuar drogën drejt Evropës Qendrore.

Po ashtu, grupet kriminale shqiptare shfaqen edhe në një episod tjetër. Nga bisedat e zbërthyera rezulton se një 36-vjeçar, nga Victoria e Kanadasë, i cili vu në pranga gjatë operacionit Kraken, në bashkëpunim me eksponentë të krimit në Shqipëri ka trafikuar një sasi kanabisi me vlerë 1.2 milion dollarë.

Zbërthimi i aplikacionit Ghost çoi në goditjen e grupeve kriminale dhe dhjetëra arrestime, 51 në Australi, 11 në Irlandë, një në Kanada dhe mafiozi italian Parlangeli i lidhur me mafien Sacra Corona Unit. Ky i fundit ishte në kërkim prej majit 2023, pasi Gjykata e Lecces kishte caktuar ndaj tij masën arrest me burg, për një gjobëvënie 60 mijë euro ndaj një sipërmarrësi vendas.

Kryemafiozi italian Giovanni Parlangeli

 

Momenti i arrestimit të italianit Giovanni Parlangel

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament